Foto: N1
Në një veprim solidariteti dhe reagimi ndaj represionit në rritje, Universiteti “Slobodan” i Novi Sadit ka themeluar një Qendër Krizash për të ofruar ndihmë urgjente për studentët dhe profesorët e arrestuar apo të zhdukur gjatë valës së fundit të shtypjes policore në Serbi.
Qendra është krijuar në përgjigje të arrestimeve masive dhe dhunës së raportuar policore, që kanë prekur sidomos rrethet akademike dhe aktivistët rinorë. Kjo lëvizje shënon një hap të rrallë dhe të guximshëm nga një institucion i arsimit të lartë në Serbi, në mbrojtje të lirive themelore të njeriut dhe të drejtës për mendim të lirë.
Qendra do të funksionojë 24 orë në ditë, dhe do të ofrojë:
- Ndihmë ligjore falas (pro bono) nga një rrjet avokatësh vullnetarë;
- Mbështetje psikologjike për të prekurit;
- Monitorim të rasteve të arrestimeve, ndalimeve dhe zhdukjeve të raportuara;
- Informim të rregullt të publikut dhe mediave lidhur me zhvillimet.
Numri i krizës që është vënë në dispozicion është 061/1-585-232.
Sipas drejtuesve të universitetit, çdo telefonatë do të trajtohet me urgjencë dhe diskrecion të plotë. Qytetarët që kontaktojnë duhet të japin informacion bazik mbi personin e ndaluar, fakultetin përkatës, nëse kanë akses në avokat dhe nëse janë dhunuar gjatë arrestimit./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan