Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Fletushka kërcënuese në veri me udhëzime se si të sulmohet Policia

The Geopost February 14, 2024 2 min read
Share the news

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Veri të Kosovës janë gjetur fletushka të cilat udhëzojnë serbët e komunave veriore se si të rezistohet dhe si të sulmohet Policia e Kosovës. Fletushkat janë shpërndarë të hënën nga e një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, përmbajtja e të cilave  është nxitëse dhe inkurajon qytetarët serbë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Në raportin e rregullt 24-orësh, Policia tha se fletushkat u shpërndanë në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme.

“Raportohet se persona të panjohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, fetar, racor, etnik. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës këto fletushka i ka vërejtur pas përfundimit të një proteste të serbëve të Kosovës që dolën në rrugë për të protestuar kundër rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Dyshojmë se dje (E hënë 12.02.2024) gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to më vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe atë Speciale është hapur rasti ‘thirrje për rezistence dhe nxitje e urrejtjes’”- ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, për mediat në Kosovë.

Fletushkat, që janë nënshkruar nga “Mbrojtja Popullore”, të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhet se Policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.

Për dinarin serb, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit, e as ndalimin e mbështetjes që Serbia jep për serbët e Kosovës përmes dinarit.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Firma nga Kina dhe Serbia po e ndihmojnë Rusinë ushtarakisht për luftën në Ukrainë, BE-ja propozon kufizime
Next: Brnabiq përgëzon gazetarin amerikan që ia ofroi hapësirën për propagandë Putinit, e mirëpret në Serbi

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh 1 min read
  • Lajme

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh

The Geopost October 13, 2025
Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.