Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Festimet e Vidovdanit në Kosovë – midis ritualit fetar dhe provokimeve politike

The Geopost June 27, 2025 2 min read
Share the news

Më 28 qershor, serbët shënojnë Vidovdanin – një datë me rëndësi historike e fetare, që përkujton Betejën e Kosovës të vitit 1389. Kjo festë, e cila mbahet kryesisht në Gazimestan pranë Prishtinës, është përdorur shpesh për provokime dhe përhapje tw mesazheve shoviniste.

Jo rrallëherë pjesëmarrësit e përdorën festën për mesazhe nacionaliste dhe provokime ndaj shqiptarëve. Flamuj, simbole dhe thirrje që evokojnë konflikte të së kaluarës kanë ngritur shqetësime për keqpërdorimin e ngjarjeve historike për qëllime politike.

Ndërsa Vidovdani shihet si ditë përkujtimore e shpirtërore, elementët ekstremistë vazhdojnë ta përdorin për të nxitur tensione në një kohë kur dialogu dhe bashkëjetesa janë më të rëndësishme se kurrë.

Në studimet e fundit shkencore në Perëndim, si është ai i prof. dr. Oliver Jens Schmitt, njëri nga historianët më të njohur gjermanofonë në Universitetin e Vjenës, Austri, dekonstruktohet pretendimi dhe mitet e historisë serbe për mitin e Kosovës dhe për raportet serbo-osmane gjatë periudhës së hershme të sundimit osman në Ballkan. Schmitt argumenton se serbët u kanë dhënë ndihmë vendimtare osmanëve që këta ta pushtojnë Ballkanin dhe se serbët ishin ndër popujt më bashkëpunues me oborrin osman, rrëzohet pretendimi i deritanishëm se ata, pra serbët, ishin viktima e vetme e këtij invazioni, ndërkohë që popujt e tjerë ishin bashkëpunues dhe përkrahës të tyre. Në këtë kuptim, edhe miti për Betejën e Kosovës del i politizuar dhe i paqëndrueshëm.

Serbët e shndërruan betejën në simbol të “sakrificës për atdheun dhe fenë”, duke e glorifikuar humbjen si një fitore morale. Princ Lazar u ngrit në figurë shenjti dhe Kosova u paraqit si “tokë e shenjtë”.

Në shek. XX, sidomos gjatë sundimit të Slobodan Millosheviqit, beteja u përdor për të justifikuar pretendimet serbe mbi Kosovën, si “djepi i shtetit dhe fesë serbe”.

Narrativa serbe e ka paraqitur betejën si përplasje ekskluzivisht mes “serbëve të krishterë” dhe “osmanëve myslimanë”.

Battle of Kosovo and the myth of Vidovdan – History as a tool of serbian expansionism

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: A e çoi zgjerimi i NATO-s Rusinë në luftë?
Next: RD Kongo dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.