Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Edhe një i arrestuar për spiunazh në Kosovë

The Geopost October 9, 2025 1 min read
Share the news

 

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar të enjten Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.

Lajmin për arrestimin e tij e dha ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis.

Policia e Kosovës bastisi për disa orë banesën e Shehollit. Hetuesit e njësive relevante morën  me vete materiale të konfiskuara, të cilat dyshohet se lidhen me hetimin për veprën penale “Spiunazh”.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Fatmir Sheholli është arrestuar në regjionin e Prishtinës, pas një hetimi disa mujor. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në Kosovë kohën e fundit ka pasur edhe arrestime të tjera nën dyshimin për spiunazh. Në periudhën prej pak më shumë se një viti, janë arrestuar gjashtë  persona të dyshuar për spiunazh. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në gjithë këto arrestime kishte rolin kryesor.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Mbështeti studentët protestues, mitropolitit të Zicës mund t’i “kushtojë” me shkarkim
Next: Departamenti i Shtetit mbi sanksionet kundër NIS: Mundësi për Serbinë për të arritur pavarësi më të madhe energjetike

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh 1 min read
  • Lajme

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh

The Geopost October 13, 2025
Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.