
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, dezinformon se Bashkimi Evropian, Brukseli, po ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë, duke përfshirë edhe formimin e qeverisë së re.
Zakharova tha:
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, përfshirë ata për të cilët sapo folëm, si dhe për kolegët e tyre, që t’i dërgojnë një protestë të ashpër vetes së tyre për ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran – konkretisht Serbisë. Kjo është gjëja e parë. Dhe së dyti, ajo që unë mendoj se ju tashmë e dini, ne do të ndërtojmë marrëdhënie reciproke të dobishme në frymën e partneritetit dhe interesin tradicional të popullit tonë me atë vend. Formimi i qeverisë në Serbi, kjo pyetje nuk duhet bërë nga ne, jo nga Moska”, tha Zakharova.
https://pravda.rs/lat/2025/4/17/zaharova-zasto-se-brisel-mesa-u-unutrasnje-stvari-srbije/
Analiza:
Bashkimi Evropian ka të drejtë legjitime të komentojë mbi proceset demokratike në Serbi sepse është kandidat për anëtarësim dhe po merr pjesë në negociatat e anëtarësimit. BE-ja reagon ndaj dukurive të tilla si parregullsitë zgjedhore, praktikat jodemokratike dhe kufizimet e lirisë së medias – që është në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane që Serbia i ka pranuar vullnetarisht.
Ndryshimet në pushtetin serb erdhën pas shembjes së një pjese të strehës së një stacioni të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 16 persona. Kjo çoi në protesta të studentëve në Serbi, si rrjedhojë e të cilave dha dorëheqje kryeministri Millosh Vuceviq dhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriq.
https://www.slobodnaevropa.org/a/novi-sad-zeleznicka-stanica-nadstresnica-nesreca
Ndërsa Zakharova akuzon Brukselin për ndërhyrje të supozuar, në të njëjtën kohë ajo pranon se negociatat për një kontratë të re për gazin rus po zhvillohen me dyer të mbyllura, pa shqyrtim publik.