Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vujiçiq dezinformon: Dobësimi i Serbisë i shërben Albin Kurtit për “spastrim etnik”

The Geopost August 13, 2024 2 min read
Share the news

Danijela Vujiçiq, kryetare e Komitetit të Kosovës në qeverinë serbe, dezinformoi për “Vecernje Novosti” se gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e përdor dobësimin e Serbisë për “spastrim etnik”.

Çka tha Vujiçiq:

“Dobësimi i Serbisë mund të ndihmojë vetëm Albin Kurtin që të shtojë torturën dhe terrorin e tij antiserb kundër popullit tonë, gjë që do të rezultonte në një përshkallëzim dhe komplikim të mëtejshëm të situatës në krahinën jugore serbe, me qëllim provokimin e një konflikti mes serbëve dhe të ashtuquajturës Policisë së Kosovës dhe ndoshta me KFOR-in për të kryer një spastrim përfundimtar etnik.

Është e qartë se Kurti ka të njëjtin objektiv si surrogatët e tij politikë në Beograd, të cilët po i shfrytëzojnë këto protesta dhe popullin, Dragan Đilas dhe Dragan Šolak, pra të shkaktojnë trazira, destabilitet, tension dhe përshkallëzim të situatës dhe të rrëzojnë presidentin Vuçiq dhe në të njëjtën kohë të dobësohet shteti i Serbisë dhe të krijohet ëndrra për një Kosovë të pavarur”.

Analiza:

Si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti shpesh thekson nevojën për të ruajtur rendin në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Të gjitha masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës për të për ruajtur qetësinë dhe rendin në veri të Kosovës, po kryhen në përputhje me ligjin dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare.

Pretendimet e rrejshme dhe dezinformimi i Danijela Vujiçiq për gjoja ‘spastrim etnik’ janë aty për të shmangur pakënaqësinë e qytetarëve të Serbisë dhe situatën aktuale politike.

Pretendimet se Albin Kurti dhe liderët e opozitës në Beograd janë në grup me qëllim të destabilizimit të Serbisë dhe mbështetjes së pavarësisë së Kosovës janë jashtëzakonisht të pabaza dhe pa asnjë fakt të vetëm. Edhe pse opozita në Serbi është kritike ndaj politikave të Aleksandër Vuçiqit, nuk ka asnjë provë që konfirmon ndonjë lidhje mes Kurtit dhe liderëve të opozitës në Serbi. Liderët e opozitës në Beograd janë duke u fokusuar kryesisht në problemet e brendshme dhe duke kritikuar qeverinë për çështje të brendshme, jo në lidhje me Kosovën.

Vujiçiq është e njohur për deklaratat e saj nacionaliste dhe vitin e kaluar ajo mbështeti protestat e dhunshme në veri të Kosovës.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia dezinformon për Perëndimin: Po synon ta destabilizojë Serbinë
Next: Vulin dezinformon nga Moska: Shqiptarët e Kosovës po planifikojnë një sulm në veri

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.