Tabloidi i Beogradit “Alo”, ka publikuar një lajm për një stërvitje ushtarake të KFOR-it nën një titull sensacionalist që sugjeron se bëhet fjalë për një mobilizim të jashtëzakonshëm të forcave, tension ushtarak apo alarm.
Çfarë shkruan “Alo”:
Titulli i tabloidit nënkupton se “forcat e KFOR-it janë aktivizuar” — që nënkupton reagim tëmenjëhershëm ushtarak. Megjithatë, në vetë tekstin, “Alo” pranon se bëhet fjalë për një stërvitje të ushtarëve gjermanë me mbështetjen e helikopterëve amerikanë të tipit “Skifteri i Zi” (UH-60).

Analiza:
Artikulli i portalit serb “Alo” përhap frikë të panevojshme dhe ndikon negativisht në perceptimin e publikut ndaj situatës në Kosovë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, njësitet gjermane në kuadër të Komandës Rajonale Lindje kanë kryer stërvitje të desantit ajror në bashkëpunim me aviacionin amerikan dhe ekipet për heqjen e mjeteve shpërthyese (EOD).
https://www.facebook.com/share/r/17JrAFXVk4/
Stërvitja është kryer në jug të Kosovës, ndërsa qëllimi ishte përmirësimi i koordinimit ndërmjet njësive.
KFOR-i konfirmoi se bëhet fjalë për një aktivitet të rregullt në kuadër të mandatit me qëllim ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
https://politiko.al/english/kosova/kfor-zhvillon-stervitje-te-perbashket-me-helikoptere-
Në Kosovë nuk ka pasur asnjë aktivizim të forcave të KFOR-it, as nuk ekziston ndonjë kërcënim sigurie. Stërvitja me “Skifterët e Zinj” është një veprim i zakonshëm ushtarak nga KFOR-i dhe është pjesë e misionit të NATO-s për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë. Pretendimet e tabloidit serb janë alarm i rremë dhe manipulim mediatik që duhet trajtuar me kujdes nga publiku dhe analizuar në kontekstin e burimeve të besueshme.
https://telegrafi.com/en/kfor-zhvillon-stervitje-me-helikoptere-amerikane-ne-jug-te-kosoves/
/The Geopost/

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor