Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Rusia dezinformon për Perëndimin: Po synon ta destabilizojë Serbinë

The Geopost August 12, 2024 3 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dezinformuar se Perëndimi po përgatit destabilizime në Serbi duke i quajtur rifillimin e përpjekjeve “të forcave të caktuara keqdashëse” për të minuar situatën e brendshme politike në Serbi. Deklaratat dezinformuese Zakharova i bëri pas marrëveshjes që Serbia bëri me BE-në për litiumin dhe protestat e ambientalistëve në vend.

Çka deklaroi Zakharova?

Disa qarqe pseudodemokratike kërkojnë në mënyrë cinike të transformojnë shqetësimin e natyrshëm të qytetarëve për mjedisin, në veçanti, qëndrimin e tyre kërkues ndaj projekteve minerare në interes të zhvillimit të ekonomisë kombëtare dhe përmirësimit të mirëqenies së njerëzve, pavarësisht nga kostot dhe rreziqet në një lëvizje proteste.

Fjala është për skemën famëkeqe që u përdor në mënyrë të përsëritur në Ballkan (dhe jo vetëm) nga ideologët perëndimorë të “demokracisë së zonës” dhe pasardhësit e tyre vendas. Ideja është që të përdoren qëllime të mira për të nxitur emocione negative në shoqëri përmes mediave kukull dhe OJQ-ve dhe t’i kthejnë ato kundër udhëheqjes së shtetit me shpresën se autoritetet do të humbasin qetësinë dhe kontrollin mbi situatën.

Ne i konsiderojmë taktika të tilla shkatërruese dhe të papërgjegjshme. Abuzimet e këtij lloji, veçanërisht në kushtet aktuale të turbullta, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë, vënë në pikëpyetje përpjekjet e vazhdueshme të Presidentit dhe Qeverisë së saj për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj dhe pengojnë zbatimin e një kursi të pavarur dhe parimor si në çështjet e brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Analiza:

Zakharova ka sulmuar Perëndimin pas marrëveshjes BE-Serbi, e cila parasheh ndërtimin e një miniere litiumi. Kancelari gjerman Olaf Scholz kishte thënë në Beograd se projekti Jadar është gjë e mirë për qytetarët e Serbisë dhe tha se i gjithë projekti do të zbatohet duke ruajtur ambientin dhe sipas rregullave evropiane.

Zakharova dezinformon kur thotë se protestat në Serbi po nxiten nga Perëndimi kundër pushtetit në Serbi. Protestuesit në Serbi e kundërshtojnë për shkak të bindjes së një pjese të qytetarëve dhe aktivistëve se miniera do të kishte pasoja të mëdha për mjedisin. Gjithashtu, shumica e partive opozitare në Serbi janë kundër minierave të litiumit. Megjithatë, Perëndimi nuk i nxit protestat sepse marrëveshjen e konsideron të rëndësishme për shkak të litiumit që përdoret si lëndë e parë e makinave elektrike.

Edhe pse Rusia ka dezinformuar edhe në të kaluarën se Perëndimi po nxit destabilizim në Serbi, gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur, aleati i Rusisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se kanë pranuar informacion zyrtar nga Federata Ruse dhe se po e analizojnë. “Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë, do të dështojnë”, ka vazhduar Vuçiq një retorikë të ngjashme me Zakharovën./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Propaganda gjatë javës që lamë pas, ja çfarë dezinformuan Lavrov, Petkoviq dhe “Večernje Novosti”
Next: Vujiçiq dezinformon: Dobësimi i Serbisë i shërben Albin Kurtit për “spastrim etnik”

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.