
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë një akuzë të pabazë dhe të rreme kundër Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “SHBA po përpiqet të ruajë hegjemoninë e saj në botë përmes metodave e terrorit të hapur dhe financimit të drejtpërdrejtë të sulmeve terroriste nga regjimi i Kievit kundër civilëve në territorin rus”. Këto deklarata janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike ruse të dezinformimit.
Çfarë tha Lavrov:
Është një anomali absolute kur një vend liston Kubën si shtet sponsor të terrorizmit, dhe në të njëjtën kohë po ky vend – SHBA, së bashku me satelitët e saj, po përpiqet të ruajë hegjemoninë e saj të paarritshme në botë me metoda të terrorit të hapur duke përdorur metoda të terrorizmit ekonomik, financiar, diplomatik, duke financuar drejtpërdrejt sulmet terroriste të regjimit neo-nazist në Kiev ndaj civilëve në territorin e Rusisë.


Analiza:
Pretendimet e Lavrov për SHBA-në janë të pabaza dhe janë pjesë e strategjisë së Moskës për të fajësuar Perëndimin për problemet që i ka shkaktuar vetë.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar terrorizmin dhe për të ofruar ndihmë për vendet që përballen me kërcënime terroriste, duke përfshirë Ukrainën, e cila po lufton forcat separatiste dhe ruse në territorin e saj.
Ndërsa Lavrov akuzon Perëndimin për terrorizëm, është Rusia ajo që po destabilizon në mënyrë aktive rajonet duke mbështetur separatistët dhe duke përdorur forcat ushtarake në vendet fqinje.
Kërcënimi real për stabilitetin rajonal vjen nga Moska, e cila mbështet objektivat e saj gjeopolitike dhe demokracitë e dobësuara në vendet fqinje në çdo mënyrë të mundshme. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të mbështesin paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar duke kundërshtuar aktivitetet destabilizuese të Rusisë./G. Venhari-TheGeopost/