Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka dezinformuar se gjoja shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s “janë bashkuar për t’i shkaktuar disfatë strategjike Rusisë”. Siç ka pretenduar ai, kjo “për të filluar një luftë kundër Moskës përmes regjimit nazist në Kiev”.
Këto pretendime propaganduese Lavrov i bëri në një videomesazh të shfaqur në forumin e tetë global të diplomatëve të rinj.
Çka tha Lavrov?
“Kjo nuk duhet harruar veçanërisht sot kur dëgjohen thirrje të papërgjegjshme nga Berlini për ta bërë ushtrinë gjermane përsëri më të fortën në kontinent dhe kur pothuajse të gjithë anëtarët e BE dhe NATO-s janë bashkuar në një përpjekje për t’i shkaktuar një disfatë strategjike vendit tonë”, tha ai.
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon, Lavrov u mundua të kamuflojë të vërtetën duke thënë se gjoja “Moska do të punojë në mënyrë aktive për të formësuar një rend botëror më të drejtë qe bazohet në parimet e Kartës së OKB-së”.
Analiza:
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s nuk janë bashkuar “për ta mposhtur Rusinë – siç pretendon Lavrov në narrativën e tij, por për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni ushtarak rus, i cili ka filluar më 24 shkurt 2022.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se NATO nuk është palë në konflikt dhe se ka për qëllim të mbështesë Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje.
Ndërsa Lavrov akuzon Perëndimin për “luftë kundër Moskës”, ai paralelisht flet për “ndërtimin e një rendi botëror të drejtë sipas Kartës së OKB-së”. Ky është një përdorimm selektiv i parimeve ndërkombëtare, pasi Rusia ka shkelur vetë nenin 2 të Kartës së OKB-së. Pra, e gjithë kjo narrativë për viktimizim të Rusisë synon të largojë vëmendjen e Perëndimit nga lufta pushtuese ruse në Ukrainë. Përkundrazi, BE dhe NATO ndihmojnë një shtet të pavarur që është viktimë e agresionit ushtarak rus.
/The Geopost

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës