Mediumi serb “Kosovo Online”, javën që lamë pas, përmes një karikature ka dezinformuar duke tentuar ta paraqesë Kosovën si një vend të përfshirë në krimin e drogës. Kosova ishte cak edhe i mediave tjera serbe, të cilat dezinformuan me qëllim të mbjelljes së urrejtjes mes Kosovës e Serbisë. Ndërkaq propaganda ruse, javën që shkoi, kishte në cak mediat perëndimore.
Në një karikaturë “Kosovo Online” ka shfaqur flamurin e Kosovës me një hartë pak të deformuar dhe një ‘joint’ përfundi saj.

E në valën e fundit të propagandës dhe përhapjes së dezinformatave, me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe frikës ndaj shqiptarëve, e të ngritjes së tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës mediat serbe përdorën shqiptarin Denis Krasniqi, të riun nga Kosova, i cili jeton në Zvicër. Ky i fundit ndonëse është person me nevoja të veçanta dhe 90% invalid, u përdorë nga ministrat serbë, Ivica Daciq e Marko Gjuriq, për të thënë se po kërcënon ambasada ruse në Evropë.
“Ambasadat serbe në shënjestër të Shiptarit (shqiptarët)”, “Synimet e varura në ambasada”, “Terroristi i Kurtit: Për 24 orë do të hedhim një bombë”, Shiptarët (shqiptarët) synojnë ambasadën serbe në Evropë”, ishin disa nga këta tituj propagandues e dezinformues.

Se mediat perëndimore mbështesin gjoja “propagandën ukrainase” dhe marrin pjesë në një luftë hibride kundër Rusisë tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Kjo dezinformatë e Zakharovës erdhi ani pse mediat perëndimore e bëjnë punën e tyre sipas standardeve më të larta profesionale, duke raportuar në mënyrë objektive dhe të paanshme për ngjarjet në terren, përfshirë situatën në Rusi dhe Ukrainë.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka dezinformuar duke pretenduar se ukrainasit nuk mund të kishin sabotuar gazsjellësin “Nord Stream” pa ndihmën e SHBA-së.
Lavrov nuk paraqiti asnjë provë për të mbështetur pretendimet për përfshirjen amerikane në sulmin në Rrjedhën Veriore.

Hetimet e kryera nga Gjermania, Suedia dhe Danimarka janë transparente dhe të paanshme, duke treguar qartë se nuk ka prova të përfshirjes së SHBA-së. Akuza të tilla janë pjesë e një plani rus për të përhapur informacione të rreme dhe propagandë./The Geopost/

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra