Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka pretenduar se gjoja çatia e stacionit hekurudhor në Novi Sad, e cila u shemb më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe vrau 16 persona, “u shemb si fillimi i një revolucioni me ngjyra”.
Çka tha Brnabiq?
“Nuk mendoj se tenda ra vetë, as nuk ishte një aksident, një tragjedi apo ndonjë lloj akti neglizhent në këtë çështje, mendoj se ishte një devijim i planifikuar”, tha ajo për televizionin Pink.
Analiza:
Pretendimi i Ana Brnabiq se rënia e tendës në Novi Sad ishte një “devijim i planifikuar” për të nisur një revolucion me ngjyra, është dezinformues. Nuk ekziston asnjë provë faktike ose raport zyrtar që e mbështet këtë deklaratë. Hetimet zyrtare e kanë cilësuar rastin si aksident pasojë e neglizhencës.
Karshi pretendimeve të Brnabiq ka reaguar të hënën nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Marinika Tepiq.
“Ana Brnabiq, si çdo progresiviste, nuk njeh turp. Vetëm një person pa asnjë grimcë morali, ndershmërie dhe inteligjence mund të deklarojë se rënia e tendës ishte një diversion i kryer për të filluar një revolucion me ngjyra”, ka thënë ajo për deklaratat e Brnabiq në TV pink.
Ajo tha se “trillimi për devijim mbi tendën” u shqiptua nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Ana Brnabiq, në marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Janë bërë më shumë se 10 muaj që në Serbi ka protesta ku po kërkohet përgjegjësi për shembjen e tendës së trenit që la të vdekur 16 persona.
Deri më tani, dorëheqje kanë dhënë Millosh Vuçqviq, kryeministër i Serbisë në valën e protestave dhe Millan Gjuriq, kryetar i Novi Sadit./The Geopost/

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor