Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

Ambasadori rus në Beograd: Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Rusisë pas marrëveshjes për litiumin me BE-në

The Geopost August 6, 2024 2 min read
Share the news

Ambasadori rus Aleksandar Bocan Harçenko tha se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se bashkëpunimi i Serbisë në fushën e litiumit me Bashkimin Evropian nuk është pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të Rusisë me Serbinë.

“Nuk kam dëgjuar kurrë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndonjë qëndrim të dyshimtë që do të na bënte të mendojmë se një ndryshim në politikën serbe është i mundur. Mendoj se kështu do të mbetet”, ka thënë Harçenko ku u pyet nëse Serbia do të ndërrojë mendje për sanksione ndaj Rusisë.

Ai vazhdoi të thoshte se Rusia dhe Serbia e vazhdojnë punën e përbashkët në shumë fusha.

“Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për realizimin e projekteve tona, duhet pranuar në kushte të vështira, por po shkojmë hap pas hapi, ka edhe negociata për sipërmarrje të reja”.
Harçenko tha se beson “fuqishëm se Serbia do të mbajë të njëjtin pozicion në kushtet aktuale të vështira”.

I pyetur për Memorandumin ndërmjet BE-së dhe Serbisë për lëndët e para kritike, ai u përgjigj se “ne ndjekim atë që është kyçe dhe kjo është sigurisht një nga temat kyçe në jetën ekonomike, politike dhe të brendshme politike”.

“Teza të tilla për një lloj kthese në Serbi vijnë nga ata që e përdorin atë memorandum dhe temën e litiumit për qëllime politike. Sa i përket aspektit mjedisor, presidenti Vuçiq tha se Serbisë nuk do të ketë dëm. Kam krijuar përshtypjen se qasja e Presidentit dhe e Qeverisë për këtë çështje është shumë serioze”, tha Harçenko.

Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë bërë një marrëveshje mbi mihjen e litiumin nga një minierë në Serbi. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz udhëtoi drejt Beogradit për të dakorduar këtë marrëveshje dhe atje se “litiumi është po aq i rëndësishëm sa nafta dikur”.

Bashkimi Evropian është duke tentuar të zvogëlojë varësinë ndaj importeve të Kinës, derisa Gjermania është prodhuesja më e madhe e makinave elektrike në Evropë, të cilat funksionojnë me bateri të litiumit.

Përparësia e Kinës në teknologjinë e baterive shihet si një kërcënim për sektorin e veturave në Gjermani
Megjithatë, Serbia është një aleate e Kinës e cila po synon të shtrijë ndikimin e saj në Evropë përmës vendeve si Serbia e Hungaria./The Geopost/

Continue Reading

Previous: A mbeten në Kirgizi mallrat që eksportohen nga Serbia?
Next: Çfarë do të thotë ardhja e shefit të sigurimit të Rusisë në Iran për Lindjen e Mesme?

KOMENT: Ndalimi i importit të LNG-së nga BE-ja nuk do ta shkatërrojë Rusinë, por do ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë rritjen e mëtejshme në këtë sektor 9 min read
  • Analiza

KOMENT: Ndalimi i importit të LNG-së nga BE-ja nuk do ta shkatërrojë Rusinë, por do ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë rritjen e mëtejshme në këtë sektor

The Geopost October 30, 2025
Sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës ulin kapacitetin e rafinimit të naftës të Rusisë me 20%, thotë Zelenskyy 3 min read
  • Analiza

Sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës ulin kapacitetin e rafinimit të naftës të Rusisë me 20%, thotë Zelenskyy

The Geopost October 29, 2025
Kina kontrollon metalet e rralla që blen bota – a mund ta ndryshojnë këtë marrëveshjet e reja të Trump? 5 min read
  • Analiza

Kina kontrollon metalet e rralla që blen bota – a mund ta ndryshojnë këtë marrëveshjet e reja të Trump?

The Geopost October 29, 2025
Lukoil i Rusisë shet asetet e huaja për shkak të sanksioneve të SHBA-së 3 min read
  • Analiza

Lukoil i Rusisë shet asetet e huaja për shkak të sanksioneve të SHBA-së

The Geopost October 29, 2025
Bota serbe dhe ruse në të njëjtën adresë – në hapjen e Shoqatës Historike Ruse në Beograd 6 min read
  • Analiza

Bota serbe dhe ruse në të njëjtën adresë – në hapjen e Shoqatës Historike Ruse në Beograd

The Geopost October 29, 2025
Komisioni i OKB-së akuzon Rusinë për një krim të ri kundër njerëzimit në Ukrainë 3 min read
  • Analiza

Komisioni i OKB-së akuzon Rusinë për një krim të ri kundër njerëzimit në Ukrainë

The Geopost October 28, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.