Sipas një sondazhi të IPSOS, ku doli se 44 për qind e qytetarëve serbë që jetojnë në Serbi, janë kundër integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo, sipas deputetes në parlamentin e Kosovës , Jeta Statovci, i bie që Kosova është e kufizuar me një shtet anti-Evropë.
“Serbia shpërfaq edhe më fuqishëm vetveten e saj. Për herë të parë në dy dekada, qytetarët serbë janë më shumë kundër integrimeve në BE, se pro. Edhe pse tashmë e njohur për ne, këtë e bëri të ditur sondazhi i IPSOS sipas të cilit vetëm 35 për qind e serbëve janë pro integrimeve evropiane, teksa 44 për qind janë kundër”, shkroi ajo në Facebook.
“Mund të themi se integrimet e Ballkanit perëndimor në familjen politike të BE-së, kanë pësuar dëmtim serioz pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Një zhvillim i tillë nuk është në favor të demokratizimit të rajonit tonë, madje përkundrazi. Nga kjo i bie që Kosova të jetë e kufizuar me një shtet anti-Evropë, e të orientuar përherë e më fuqishëm kah Rusia”, shtoi ajo.
Ajo tha se viti 2022, duket se do të bëjë Kosovën të jetë shumë më vigjilente në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rrugës së demokratizimit, përderisa ajo është në linjë me politikat e shteteve evropiane e demokratike.

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit