Autoritetet ruse kanë hapur një çështje penale kundër aktivisti të njohur të opozitës, Vladimir Kara-Murza Jr dhe e kanë lënë atë në paraburgim me pretendimin për përhapje të “informacionit të rremë” për forcat e armatosura të vendit.
Avokati i zotit Murza tha të premten se padia citon një fjalim të tij më 15 mars në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit amerikan të Arizonës. Mediat ruse njoftuan se akuza të ngjashme po ngriheshin kundër një drejtuesi të një firme të teknologjisë, ish-botues i faqes kryesore të pavarur ruse, Meduza.
Pak pasi trupat e saj filluan agresionin në Ukrainëm, Rusia miratoi një ligj që kriminalizon atë që ajo e quan përhapje të informacionit të rremë për ushtrinë e saj. Kjo vepër penale dënohet me burgim deri në 15 vjet. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë numëruar deri tani 32 raste që vënë në shënjestër kritikët e luftës.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit