Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Lajme

Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit

The Geopost September 15, 2026 2 min read
Share the news

Parlamenti Evropian i ka dërguar mesazhe të ashpra Serbisë pas nderimeve shtetërore dhe ushtarake për Ratko Mlladiqin, ndërsa në Bruksel po shtrohet gjithnjë e më hapur pyetja nëse Bashkimi Evropian mund të vazhdojë marrëdhënien e deritanishme me autoritetet e Aleksandar Vuçiqit.

Në debatin në Parlamentin Evropian, zyrtarët evropianë kritikuan glorifikimin e Ratko Mlladiqit, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, i cilësoi skenat nga varrimi i Mlladiqit si jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së ministrave të Qeverisë së Serbisë dhe politikanëve nga Republika Srpska, të cilët i bënë nderime një krimineli të dënuar lufte.

“Ne nuk mund të negociojmë për dinjitetin e viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës”, deklaroi Kos, duke theksuar se Evropa nuk i kërkon Serbisë të heqë dorë nga identiteti apo historia e saj, por të përballet sinqerisht edhe me kapitujt e saj më të errët.

Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Serbisë

Eurodeputeti kroat Ivo Davor Shtir vlerësoi se politika e deritanishme e BE-së ndaj Serbisë ka qenë “e vakët dhe joefektive”.

Ai tha se në familjen evropiane nuk ka vend për ata që glorifikojnë Mlladiqin, duke shtuar se nuk duhet të ketë as para evropiane për ata që nuk distancohen nga politika e Slobodan Millosheviqit.

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, i cili kritikoi qëndrimin e autoriteteve në Beograd ndaj kriminelëve të luftës.

Picula vlerësoi se Aleksandar Vuçiqi e përcolli një kriminel lufte me nderime shtetërore, ndërsa me një tjetër, Vojislav Sheshelin, arriti marrëveshje për bashkëpunim parazgjedhor.

Për këtë arsye, në Parlamentin Evropian po shtrohet gjithnjë e më fort pyetja nëse BE-ja duhet t’i vazhdojë negociatat me Serbinë nën pushtetin aktual.

Marta Kos, megjithatë, theksoi se pamjet nga varrimi i Mlladiqit nuk përfaqësojnë shoqërinë serbe në tërësi.

Ajo tha se ka marrë letra nga qytetarë të Serbisë që e refuzojnë glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe porositi se një Serbi e tillë meriton mbështetje dhe vendin e saj në Evropë.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët evropianë këmbëngulin se integrimi evropian nuk mund të ndahet nga përballja me krimet e luftës, revizionizmin historik dhe respektimin e viktimave.

Krimineli I luftes, Ratko Mlladiq vdiq më 27 gusht në paraburgim në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u varros më 7 shtator në Beograd, me nderime ushtarake dhe shtetërore.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan
Next: Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.