Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026 2 min read
Share the news

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të dorëzojë urgjentisht dokumentacionin dhe korrespondencën lidhur me vendimet për faljen e 49 personave nga ish-presidenti Aleksandar Vuçiq, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në një deklaratë të publikuar më 30 tetor, Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar bëri të ditur se i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Sektorit për Çështje Normative dhe Procedurat e Faljes, me qëllim të verifikimit të informacioneve dhe deklaratave publike të bëra nga Vuçiqi lidhur me faljen e 49 personave.

Prokuroria kërkon që Ministria të sqarojë nëse pranë saj janë iniciuar procedura për falje dhe, nëse po, për cilët persona dhe në kuadër të cilave procedura janë zhvilluar ato.

Gjithashtu, është kërkuar dorëzimi i të gjithë dokumentacionit në dispozicion dhe i korrespondencës ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe kabinetit të atëhershëm të presidentit, që lidhet me përgatitjen e vendimeve për falje.

Kërkesa përfshin edhe aktet e ministrit të Drejtësisë për nisjen e procedurave të faljes sipas detyrës zyrtare, si dhe mendimet e arsyetuara të tij.

Në rast se Ministria nuk i posedon dokumentet e kërkuara, Prokuroria kërkon që të shpjegohen arsyet e mungesës së tyre dhe mënyra se si janë iniciuar dhe zhvilluar procedurat e faljes. Po ashtu, ka kërkuar që të dorëzohen edhe vetë vendimet e faljes, nëse ato ndodhen në posedim të Ministrisë.

Në prag të dorëheqjes nga posti i presidentit, Vuçiqi kishte marrë vendim për faljen e 49 personave, por nuk kishte bërë publikë emrat e tyre.

Ky vendim nxiti dyshime se në mesin e personave të falur mund të kishte edhe zyrtarë shtetërorë ndaj të cilëve po zhvilloheshin procedura penale.

Vuçiqi dha dorëheqje nga posti i presidentit për të marrë pjesë në garën për kryeministër si kandidat i Partisë Progresive Serbe (SNS). Zgjedhjet u mbajtën më 25 tetor, ndërsa sipas rezultateve paraprake, fitoren e siguroi Lista Studentore.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Raporti vjetor i BE-së nxjerr në pah ngecjet e Serbisë gjatë ish-qeverisë
Next: Oligarku i afërt me Kremlinin uron studentët serbë, rikthen sloganin nacionalist për Kosovën

Oligarku i afërt me Kremlinin uron studentët serbë, rikthen sloganin nacionalist për Kosovën 2 min read
  • Ballkan
  • News

Oligarku i afërt me Kremlinin uron studentët serbë, rikthen sloganin nacionalist për Kosovën

The Geopost November 1, 2026
Raporti vjetor i BE-së nxjerr në pah ngecjet e Serbisë gjatë ish-qeverisë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Raporti vjetor i BE-së nxjerr në pah ngecjet e Serbisë gjatë ish-qeverisë

The Geopost October 31, 2026
Pas rënies së Vuçiqit, Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – “Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Pas rënies së Vuçiqit, Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – “Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?”

The Geopost October 31, 2026
BE-ja pret angazhim konstruktiv nga fituesi i zgjedhjeve në Serbi në dialogun me Kosovën 7 min read
  • Ballkan
  • News

BE-ja pret angazhim konstruktiv nga fituesi i zgjedhjeve në Serbi në dialogun me Kosovën

The Geopost October 31, 2026
Kurti pret që pushteti i ri në Serbi ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës si shtet i pavarur 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kurti pret që pushteti i ri në Serbi ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës si shtet i pavarur

The Geopost October 31, 2026
Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin – dyshime për 50 milionë euro jashtë vendit përfshirë Moskën 4 min read
  • Ballkan
  • News

Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin – dyshime për 50 milionë euro jashtë vendit përfshirë Moskën

The Geopost October 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.