Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan

The Geopost September 15, 2026 2 min read
Share the news

Serbia dhe Kina po zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në një kohë kur Beogradi vazhdon të forcojë lidhjet strategjike me Pekinin.
Tetë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë dërguar në provincën Hainan, në jug të Kinës, për të marrë pjesë në patrullime të përbashkëta me policinë kineze.

Misioni, i cili ka nisur të premten dhe do të zgjasë dy javë, zhvillohet me ftesë të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, raportoi CCTV News.
Policët kinezë dhe serbë do të formojnë ekipe të përbashkëta për patrullime në zonat turistike të Sanyas dhe Haikout.
Sipas autoriteteve kineze, qëllimi është garantimi i sigurisë së qytetarëve të të dyja vendeve gjatë udhëtimeve dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në zbatimin e ligjit.

Zyrtarët serbë pritet të ndihmojnë policinë kineze në trajtimin e shqetësimeve të shtetasve të Serbisë në Kinë dhe të ofrojnë këshilla në çështjet policore.
Ky zhvillim vjen në kuadër të raporteve gjithnjë e më të afërta ndërmjet Serbisë dhe Kinës, të cilat gjatë viteve të fundit kanë zgjeruar bashkëpunimin përtej ekonomisë dhe investimeve, duke përfshirë teknologjinë, mbrojtjen dhe sigurinë.

Afrimi Pekin-Beograd është reflektuar edhe përmes kontakteve të shpeshta politike në nivelin më të lartë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vizitoi Kinën në maj të këtij viti, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping.

Gjatë takimit, dy liderët riafirmuan atë që Pekini dhe Beogradi e përshkruajnë si partneritet strategjik dhe diskutuan zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Serbia është një nga partnerët kryesorë të Kinës në Ballkan, ndërsa Pekini ka rritur gjatë viteve të fundit praninë ekonomike dhe politike në këtë vend.
Bashkëpunimi ndërmjet tyre përfshin gjithashtu sektorin e mbrojtjes. Serbia ka blerë nga Kina sisteme të mbrojtjes ajrore FK-3 dhe dronë luftarakë, duke u bërë një nga vendet evropiane me bashkëpunimin më të zhvilluar ushtarak me Pekinin.

Patrullimet e përbashkëta policore në Hainan shtojnë kështu edhe një dimension tjetër në marrëdhëniet Serbi-Kinë, në një periudhë kur Beogradi vazhdon politikën e balancimit ndërmjet procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe partneriteteve strategjike me Kinën dhe aktorë të tjerë jashtë Perëndimit./TheGeopost

Continue Reading

Previous: Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë
Next: Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE 3 min read
  • Lajme

Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE

The Geopost October 30, 2026
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.