Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Pas glorifikimit të Mlladiqit në Serbi, EPP inicon përjashtimin e SNS së Vuçiqit

The Geopost September 29, 2026 2 min read
Share the news

Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane (EPP) ka miratuar të hënën një deklaratë për Serbinë, pas ngjarjeve që shoqëruan varrimin në Beograd të Ratko Mladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocidin në Srebrenicë.

EPP i ka cilësuar pamjet nga varrimi si “thellësisht shqetësuese”, duke rikujtuar se përgjegjësia penale e Mladiqit për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi është përcaktuar nga gjykatat ndërkombëtare.

“Krimet e tij janë përcaktuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe nuk duhet të relativizohen, glorifikohen apo harrohen kurrë”, thuhet në deklaratën e EPP-së.

Partia Popullore Evropiane ka kritikuar veçanërisht nderimet publike dhe shtetërore gjatë varrimit, pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë dhe shfaqjet publike të mbështetjes.

Sipas EPP-së, në vend të ballafaqimit me këtë trashëgimi të së kaluarës, në Serbi u panë nderime publike e shtetërore në varrim dhe pjesëmarrje e zyrtarëve të lartë të vendit.

EPP vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me vlerat e pajtimit, respektit për viktimat dhe llogaridhënies, të cilat, sipas saj, janë në themel të projektit evropian.

Asambleja Politike tha gjithashtu se i bashkohet dënimit të shprehur nga udhëheqja e EPP-së dhe komuniteti ndërkombëtar.

Në deklaratë përmendet në mënyrë të veçantë edhe Partia Progresive Serbe (SNS).

“Në kuadër të procesit të vazhdueshëm të shqyrtimit të SNS-së, këto ngjarje të fundit nuk mund të injorohen”, thuhet në deklaratë.

SNS është anëtare e asociuar e EPP-së që nga viti 2016, ndërsa formulimi i deklaratës tregon se statusi dhe veprimet e saj janë aktualisht pjesë e një procesi shqyrtimi brenda familjes politike evropiane.

The EPP Political Assembly adopted a statement on Serbia, addressing the recent events surrounding the funeral of convicted war criminal Ratko Mladić in Belgrade. pic.twitter.com/mT5Wnu5m8A

— EPP (@EPP) September 29, 2026

Tags: EPP Ratko Mladiq Serbia SNS

Continue Reading

Previous: Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
BE-ja i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë: Vuçiqi vazhdon afrimin me Putinin 3 min read
  • Ballkan

BE-ja i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë: Vuçiqi vazhdon afrimin me Putinin

The Geopost September 29, 2026
Nga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet? 8 min read
  • Ballkan

Nga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet?

The Geopost September 29, 2026
“Kësaj here holandezët qëndruan të palëkundur”, Mishetiq ironizon pas thirrjeve për Mlladiqin 2 min read
  • Ballkan

“Kësaj here holandezët qëndruan të palëkundur”, Mishetiq ironizon pas thirrjeve për Mlladiqin

The Geopost September 29, 2026
BE-ja ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin 4 min read
  • Ballkan

BE-ja ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

The Geopost September 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.