Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026 2 min read

Foto: Profimedia

Share the news

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se Milan Radoiçiq është larguar nga territori i Serbisë.

Zvezdanoviq, në një paraqitje të ftuar në programin televiziv N1, tha se sipas informacioneve të tij nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, Milan Radoiçiq shkoi në Rusi, shkruajnë mediat serbe.

Kur u pyet nëse ai u largua nga territori i Serbisë me leje apo ilegalisht, ai tha se Partia Progresive Serbe është ende në pushtet.

“Ai nuk kishte nevojë për leje”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas tij, largimi i Radoiçiq nga vendi shqetësoi “madje edhe atë pjesë të majës së BIA-s që kishte biznes, skema kriminale me të”.

Siç kujtojnë mediat serbe, pasaporta e Radoiçiq u konfiskua me vendim të gjykatës dhe atij iu ndalua të largohej nga vendi, dhe iu urdhërua të paraqitej në stacionin policor kompetent më 1 dhe 15 të çdo muaji.

Mediumi N1 ka thënë se i shkroi Gjykatës së Lartë që më 29 tetor, duke kërkuar informacion nëse Radoiçiq raporton rregullisht, por nuk morën përgjigje.

Ndryshe, Radoiçiq – një biznesmen kontravers dhe ish-nënkryetar i Listës Serbe – është subjekt i një urdhri-arresti të Interpolit për shkak të ngjarjeve në Banjskë, për të cilat ai ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Ai kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tags: BIA Milan Radoiçiq Rasti Banjska Serbia

Continue Reading

Previous: Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra
Next: Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë

The Geopost November 14, 2026
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit 2 min read
  • News

Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

The Geopost November 13, 2026
Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet 2 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.