Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Rashiq ngre akuza për “inxhiniering zgjedhor” dhe presion nga Beogradi në zgjedhjet në Kosovë

The Geopost June 9, 2026 2 min read
Share the news

Dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, lideri i GI SPO-së dhe ministri në detyrë për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka akuzuar për “inxhiniering zgjedhor”, shantazhe dhe presione politike të ushtruara ndaj votuesve serbë nga, siç tha ai, përfaqësues të Listës Serbe dhe institucione në Beograd.

Sipas rezultateve preliminare jozyrtare, partia e Rashiqit ka siguruar rreth 5.300 deri në 5.400 vota, që pritet t’i garantojnë një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe ka fituar nëntë ulëse.

Rashiq deklaroi se mbështetja për subjektin e tij politik është më e shpërndarë sesa pretendohet nga kundërshtarët, duke theksuar se në zonat me shumicë serbe ka marrë rreth 3.200 vota.

“Sipas informacioneve jozyrtare, kemi diku 5.300 deri 5.400 vota… Në mjediset me popullsi shumicë serbe kemi rreth 3.200 vota. Rritja më e madhe është në veri, rreth 40 për qind”, tha Rashiq.

Ai pranoi se në disa komuna si Gjilani, Dragashi, Fushë Kosova, Kamenica, Lipjani, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina dhe Vushtrria, Lista Serbe ka dalë më e fortë, duke akuzuar rivalët për manipulim të perceptimit publik mbi rezultatet.

Megjithatë, gazetarët e pranishëm e kundërshtuan në lidhje me Mitrovicën e Jugut dhe Podujevën, ku partia e tij rezulton me performancë më të mirë. Rashiq u përgjigj se nuk i kishte përmendur këto komuna dhe se, si ministër, ka punuar me të gjitha komunitetet, duke pritur mbështetje më të gjerë elektorale.

Një pjesë të madhe të deklarimeve të tij, Rashiq ia kushtoi pretendimeve për presione politike dhe “inxhiniering të organizuar zgjedhor”, duke akuzuar drejtpërdrejt përfaqësues të Listës Serbe dhe zyrtarë në Beograd.

Ai pretendoi se qytetarë dhe pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë janë përballur me presione përmes kërcënimeve me vendin e punës dhe përfitime financiare, si dhe me thirrje për biseda në lokacione jashtë institucioneve zyrtare, pretendime për të cilat nuk ofroi prova të pavarura.

Si shembull, Rashiq lexoi një vendim për ndërprerje të marrëdhënies së punës të një punonjësi serb, ku arsyeja e shkarkimit lidhej me shprehje publike të qëndrimeve politike, duke e cilësuar rastin si të paligjshëm.

Ai gjithashtu ngriti pretendime për presion ndaj diasporës serbe dhe për shantazh lidhur me pensionet dhe të ardhurat nga Kosova.

Rashiq përdori gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar akuzat e tyre si të pavërteta dhe duke përmendur, siç tha ai, një “model të qëndrueshëm presioni”, që sipas tij po intensifikohet.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Detaje të reja rreth serbëve me të kaluar kriminale që i dëboi Mali i Zi, mbështetës të Vuçiqit
Next: Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA serbe

Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës

The Geopost July 28, 2026
Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin 4 min read
  • News

Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin

The Geopost July 28, 2026
Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus 2 min read
  • Ballkan
  • News

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

The Geopost July 27, 2026
Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore 1 min read
  • Botë
  • News

Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore

The Geopost July 27, 2026
SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani

The Geopost July 26, 2026
Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë

The Geopost July 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.