Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA serbe

The Geopost June 9, 2026 2 min read
Share the news

Lideri nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe ministri në detyrë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se presionet ndaj subjektit të tij politik dhe familjes së tij po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur për mediat se djali i tij, student, është ndaluar për rreth dy orë në një pikë kalimi kufitar, ku, sipas tij, është marrë në pyetje nga persona që janë prezantuar si pjesëtarë të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

“Thjesht ta dini, në këtë moment që po flasim, djali im, i cili është student, është ndaluar tashmë prej dy orësh në kufi dhe po pyetet nga disa njerëz që prezantohen si BIA… Kjo është vetëm një refleksion i vogël i asaj që po ndodh dhe që po u bëhet në mënyrë të organizuar të gjithë bashkëpunëtorëve tanë, madje edhe anëtarëve të familjes”, deklaroi Rashiq.

Sipas tij, situata tregon një përshkallëzim të presioneve, të cilat ai i cilësoi si “më agresive dhe më brutale” pas procesit zgjedhor.

Ngjarjet vijnë në një kontekst të tensionuar politik, pas deklarimeve të mëparshme të Rashiqit për presione ndaj votuesve dhe përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë. Në fund të muajit maj, ai kishte folur publikisht për këto çështje në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, duke nxitur reagime të forta nga Lista Serbe.

Menjëherë pas atyre deklarimeve, në Graçanicë u arrestuan shtatë drejtues të institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe, nën dyshimet për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Lista Serbe i ka cilësuar këto veprime si të motivuara politikisht dhe ka akuzuar Rashiqin për shënjestrim të komunitetit serb, akuza që ai i ka mohuar.

Arrestimet çuan në protesta të përditshme në Graçanicë, ku qytetarë lokalë janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në shenjë pakënaqësie.

Duke folur për zhvillimet e mëtejshme politike pas zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja, Rashiq tha se është ende herët për parashikime, por theksoi se do të angazhohet për dialog dhe kompromis në bisedimet me kryeministrin në mandat teknik.

The GeoPost

Tags: Beogradi BIA Lista Serbe Nenad Rashiq

Continue Reading

Previous: Rashiq ngre akuza për “inxhiniering zgjedhor” dhe presion nga Beogradi në zgjedhjet në Kosovë
Next: Firma e tregtarit serb të armëve fiton miliona nën qeverisjen e Vuçiqit pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme? 5 min read
  • News

Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?

The Geopost October 27, 2026
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia 3 min read
  • News

Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia

The Geopost October 26, 2026
Bursaç pas humbjes së Vuçiqit: Ngushëllime Mandiqit, Knezheviqit dhe Dodikut, mbetën pa mbrojtësin e tyre politik 5 min read
  • News

Bursaç pas humbjes së Vuçiqit: Ngushëllime Mandiqit, Knezheviqit dhe Dodikut, mbetën pa mbrojtësin e tyre politik

The Geopost October 26, 2026
Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi? 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.