Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

The Geopost October 25, 2026 3 min read
Share the news

Banorët serbë të veriut të Kosovës, me të cilët bisedoi ekipi i REL, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që po mbahen të dielën, më 25 tetor, thanë se presin një të ardhme më të mirë, paqe dhe stabilitet.

Njëri prej tyre është Bojani nga Mitrovica e Veriut, i cili u shpreh se pret që Beogradi zyrtar të kujdeset për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë dhe t’i mbështesë ata.

“Vetëm të kalojë gjithçka pa probleme”, thotë ai.

Dragana nga Mitrovica e Veriut thotë se është zgjuar në orën katër të mëngjesit, në mënyrë që të nisej me transport të organizuar drejt Rashkës për ta ushtruar të drejtën e saj të votës.

“Jam e lodhur, nuk e di çfarë të pres. Jeta jonë [në Kosovë] është hiç, e çfarë pres, nuk di të të them”, shprehet ajo.

Ndërkaq, Zorani nga Leposaviqi thotë se ka pritur gjatë në kufi që të mund ta ushtronte të drejtën e tij të votës, teksa shtoi se shpreson për një të ardhme më të mirë.

“Shpresoj që për ne të jetë më mirë. Që në zgjedhjet e ardhshme të votoj në Leposaviq e jo këtu”, shprehet ai.

Në mesin e 6.45 milionë qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve të Serbisë, më shumë se 115 mijë kanë adresa në Kosovë.

Qytetarët serbë të Kosovës mund të votojnë në 60 vendvotime në katër komuna pranë kufirit me Kosovën: Vranjë, Rashkë, Tutin dhe Kurshumli.

Në këto zgjedhje marrin pjesë kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb, i cili mbështetet te Qeveria në Beograd.

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë institucione arsimore dhe shëndetësore nën sistemin e Serbisë, teksa institucionet e tjera të këtij sistemi janë zhvendosur në qytete pranë kufirit, në territorin e Serbisë.

Ato financohen nga buxheti shtetëror i Serbisë. Institucionet e tjera, që funksionin sipas sistemit serb, janë mbyllur nga autoritetet kosovare, që i cilësoi si paralele dhe të paligjshme.

Serbët nga Kosova transportohen drejt qendrave të votimit në mënyrë të organizuar. Një qytetare serbe i tha ditë më parë Radios Evropa e Lirë se transportin e organizon Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Udhëtimi i organizuar për të votuar ka qenë praktikë edhe në zgjedhjet e mëparshme.

Një praktikë e tillë nisi më 2022, pasi autoritetet në Kosovë refuzuan që të lejonin hapjen e vendvotimeve në zonat e banuara me shumë serbe për zgjedhjet e organizuara nga Beogradi.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia organizoi në zonat e banuara me serbë në Kosovë u mbajtën më 21 qershor 2020.

Ato u zhvilluan sipas praktikës së mëparshme, me misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë që mblidhte votat.

Fletëvotimet më pas numëroheshin në Serbi, në Rashkë dhe Vranjë.

Por, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti e ndërpreu këtë praktikë, duke kërkuar që Beogradi t’i drejtohet asaj me kërkesë për organizimin e zgjedhjeve, pa ndërmjetësimin e OSBE-së.

Serbia e ka refuzuar këtë, duke pretenduar se një hap i tillë do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje disa herë Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për t’u mundësuar qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e Serbisë./REL

Tags: Kosovë Serbia Veriu i Kosovës Zgjedhjet ne Serbi

Continue Reading

Previous: Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika? 9 min read
  • Ballkan
  • News

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Avokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Avokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit

The Geopost October 25, 2026
​Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara 2 min read
  • Ballkan
  • News

​Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

The Geopost October 25, 2026
A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin 2 min read
  • Ballkan
  • News

A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin

The Geopost October 25, 2026
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi 5 min read
  • Ballkan
  • News

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.