Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Terroristi Millan Radojçiq shantazhon përfaqësues të komuniteteve për të sabotuar institucionet e Kosovës

The Geopost April 3, 2025 1 min read
Share the news

Burime brenda institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë konfirmojnë se Millan Radojçiq, i njohur si organizator i grupeve kriminale dhe i shpallur terrorist nga institucionet e Kosovës, është duke ndërmarrë veprime për të destabilizuar proceset demokratike në vend.

Sipas këtyre burimeve, Radojçiq po tenton të shantazhojë përfaqësues të komuniteteve joshumicë, me synim të zgjerojë në heshtje grupin parlamentar të Listës Serbe dhe të pengojë formimin e institucioneve të reja. Strukturat e sigurisë janë alarmuar nga biseda të incizuara që dëshmojnë përpjekjet e tij për të ushtruar ndikim përmes presionit dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj individëve të caktuar.

Përveç shantazheve, ekzistojnë indikacione për plane më të gjera që përfshijnë organizimin e protestave të orkestruara dhe përfshirjen e grupeve të maskuara kriminale e terroriste për të mbështetur agjendat destabilizuese të Beogradit dhe Presidentit Vuçiq.

Radojçiq, i cili faktikisht vazhdon të udhëheq Listën Serbe, akuzohet për ndërhyrje në zgjedhje dhe organizim të strukturave kriminale me qëllim pengimin e integrimit institucional të Kosovës.

Burimet ndërkombëtare theksojnë se sjellja e Serbisë ka kaluar “vijat e kuqe” dhe se tolerimi i mëtejshëm i këtyre veprimeve është bërë i papranueshëm për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ambasadori Orav: Dezinformimi është më shumë se një kontekst mashtrues, është një kërcënim direkt ndaj demokracisë
Next: Paqeruajtësit britanikë në Kosovë mund të ndikojnë në planin e Ukrainës

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025
Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq 3 min read
  • Lajme

Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq

The Geopost October 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.