Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia përsërit propagandën në OKB, e demanton Kosova: Retorika serbe kujton kohën e Millosheviqit

The Geopost October 22, 2025 2 min read
Share the news

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Serbia vazhdoi me narrativat e saj kundër Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u ankua për mbylljen e strukturave paralele serbe dhe pretendoi se serbët në Kosovë po përballen me “luftë për mbijetesë”. Por ndaj këtyre deklaratave reagoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila i cilësoi pretendimet serbe si propagandë dhe kritikoi përdorimin e termit “Kosova e Metohija”, duke e lidhur me ambiciet hegjemoniste të Serbisë dhe me retorikën e regjimit të Millosheviqit.

Gjuriq, i cili u ankua për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë, u viktimizua se gjoja serbët po “shtypen” nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

“Të drejtat themelore të serbëve jo vetëm që po injorohen, por po gërryhen sistematikisht. Ajo që shohim sot është një luftë, betejë për siguri dhe mbijetesë”, pretendoi ai.

Krahas kësaj, ai përsëriti kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa Kosovës iu drejtua me termin “Kosova e Metohija” – diskurs të cilin e demantoi zëvendëskryeministrja e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla.

Ajo theksoi se “se përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ reflekton ambicie hegjemoniste të Serbisë dhe lidhet me retorikën e periudhës së Sllobodan Millosheviqit”./TheGeopost

Continue Reading

Previous: SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës
Next: Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend”

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës 4 min read
  • Lajme

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës

The Geopost October 23, 2025
Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës 8 min read
  • Lajme

Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës

The Geopost October 23, 2025
Fëmijë midis viktimave në sulmet ajrore ruse, disa orë pasi bisedimet Trump-Putin u pezulluan 4 min read
  • Lajme

Fëmijë midis viktimave në sulmet ajrore ruse, disa orë pasi bisedimet Trump-Putin u pezulluan

The Geopost October 23, 2025
Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend” 3 min read
  • Lajme

Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend”

The Geopost October 22, 2025
SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës 3 min read
  • Lajme

SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës

The Geopost October 21, 2025
DS organizoi ekspozitë në Parlamentin Evropian rreth represionit ndaj studentëve dhe qytetarëve në Serbi 2 min read
  • Lajme

DS organizoi ekspozitë në Parlamentin Evropian rreth represionit ndaj studentëve dhe qytetarëve në Serbi

The Geopost October 21, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.