Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Serbia vazhdoi me narrativat e saj kundër Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u ankua për mbylljen e strukturave paralele serbe dhe pretendoi se serbët në Kosovë po përballen me “luftë për mbijetesë”. Por ndaj këtyre deklaratave reagoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila i cilësoi pretendimet serbe si propagandë dhe kritikoi përdorimin e termit “Kosova e Metohija”, duke e lidhur me ambiciet hegjemoniste të Serbisë dhe me retorikën e regjimit të Millosheviqit.
Gjuriq, i cili u ankua për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë, u viktimizua se gjoja serbët po “shtypen” nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
“Të drejtat themelore të serbëve jo vetëm që po injorohen, por po gërryhen sistematikisht. Ajo që shohim sot është një luftë, betejë për siguri dhe mbijetesë”, pretendoi ai.
Krahas kësaj, ai përsëriti kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa Kosovës iu drejtua me termin “Kosova e Metohija” – diskurs të cilin e demantoi zëvendëskryeministrja e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla.
Ajo theksoi se “se përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ reflekton ambicie hegjemoniste të Serbisë dhe lidhet me retorikën e periudhës së Sllobodan Millosheviqit”./TheGeopost

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit