Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026 2 min read
Share the news

Aleksandar Vuçiq, para largimit nga posti i presidentit të Serbisë, ka falur 49 persona, vendim që ka nxitur reagime dhe dyshime për keqpërdorim të institucioneve dhe shkelje të procedurave ligjore.

Në mesin e personave të falur janë ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hrkalloviq, disa aktivistë nga Novi Sadi, si dhe Marko Pavlloviq, i cili në fillim të vitit 2025 goditi me veturë studenten Sonja Ponjaviq pranë Fakultetit Juridik.

Gjykatat e Larta në Beograd dhe Novi Sad kanë publikuar emrat e 23 personave që kanë përfituar nga falja presidenciale, ndërsa identiteti i 26 të tjerëve ende nuk është konfirmuar.

Përfshirja e Hrkalloviqit dhe Pavlloviqit në këtë listë ka nxitur reagime të veçanta, duke rikthyer debatet për mënyrën se si është ushtruar pushteti dhe për pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Serbi.

Avokati Viktor Gostiljac e ka cilësuar këtë vendim si një “krim ndaj sistemit juridik”, duke vënë në pikëpyetje kompetencat e presidentit për të vendosur në mënyrë të pavarur se cilët persona duhet të përfitojnë nga falja.

Sipas tij, presidenti mund vetëm të pranojë ose të refuzojë një propozim të arsyetuar nga Ministria e Drejtësisë. Nëse një propozim i tillë nuk është paraqitur, atëherë ekzistojnë dyshime serioze për ligjshmërinë e procedurës.

Edhe juristi Vlladica Illiq nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se keqpërdorimi i institutit të faljes mund të përbëjë vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Pikëpyetje shtesë ka ngritur edhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Serbisë, Vida Petroviq Shkero. Ajo ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është institucioni i vetëm i autorizuar për të nisur procedurën e faljes, ndërsa vetë ministria ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në këtë proces.

Petroviq Shkero ka vlerësuar se, nëse nuk është respektuar procedura e përcaktuar me ligj, akti i faljes është i paligjshëm dhe nuk mund të prodhojë efekte juridike. Sipas saj, pritet që edhe Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë këtë çështje.

Deri më tani, mbeten të paqarta arsyet dhe kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur 49 personat që përfituan nga falja presidenciale, si dhe nëse procedura është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Vendimi i Vuçiqit ka nxitur kështu debat për kufijtë e kompetencave presidenciale, transparencën e institucioneve dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor në Serbi.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.