Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Rusinë, diskutojnë për “stabilitetin rajonal”

The Geopost July 18, 2024 2 min read
Share the news

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, është takuar të mërkurën në Beograd me Atasheun e Mbrojtjes së Federatës Ruse, Genadi Mozhayev. Mojsiloviq ka thënë se Forcat e Armatosura serbe janë “të hapura për të gjitha format e bashkëpunimit që synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit” dhe shtoi se respektimi i ligjit ndërkombëtar publik dhe marrëveshjeve aktuale është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe përfunduar konfliktet në kontinent dhe në mbarë botën.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mojsiloviq, në një takim me Atashen e Mbrojtjes të Federatës Ruse në Beograd, Gjenadi Mozhajev, tha se ushtria serbe ishte e gatshme për çdo formë bashkëpunimi me Rusinë, sipas një deklarate të zyrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes Serbe.

“Të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet dhe mendimet e tyre në lidhje me sigurinë në rajon dhe në botë në tërësi si dhe për mundësitë [dypalëshe] të bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes”, vazhdoi deklarata.

Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, pavarësisht se zyrtarisht thotë se është vend kandidat për Bashkim Evropian. Ajo ka injoruar të gjitha vërejtjet e Perëndimit dhe është vendi i vetëm në Evropë bashkë me Bjellorusinë që kanë refuzuar sanksionimin e Rusisë për shkak të lidhjeve të saj tradicionale.

Është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me Moskën. Serbia në shkurt të këtij viti mori edhe një tjetër dërgesë armësh nga aleati i saj Rusia. Presidenti populist serb Aleksandar Vuçiq atëherë kishte prezantuar një sistem rus anti-drone për bllokimin elektronik të njohur si Repellent, për të cilin së fundi tha se “është në duart tona”. Shumica e grumbullimeve të fundit ushtarake serbe vjen nga Rusia.

Materialet e tjera vijnë nga Kina si dhe nga disa prodhues evropianë të armëve dhe avionëve. Shumica e deklaratave të Vuçiqit kërcënuese janë kundër Kosovës. Gjithashtu, ai ndjek një retorikë përçarëse edhe kundër Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa presidenti nacionalist i Republikës Srpska, Milorad Dodik, që mbështetet nga Vuçiq dhe Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht tenton të prishë stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë dhe rajon, duke minuar Marrëveshjen e Dejtonit. /TheGeopost/

Continue Reading

Previous: The Bell: 650,000 njerëz janë larguar përgjithmonë nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës
Next: Samiti i KPE në Londër: Mickoski dhe Mexhiti takojnë Zelenskin – ndihma e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën do të vazhdojë

Inteligjenca britanike MI5 paralajmëron politikanët se janë shënjestra të spiunazhit rus dhe kinez 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca britanike MI5 paralajmëron politikanët se janë shënjestra të spiunazhit rus dhe kinez

The Geopost October 15, 2025
Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi 6 min read
  • Lajme

Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi

The Geopost October 14, 2025
Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë 2 min read
  • Lajme

Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

The Geopost October 14, 2025
Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh 1 min read
  • Lajme

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh

The Geopost October 13, 2025
Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.