Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Samiti i KPE në Londër: Mickoski dhe Mexhiti takojnë Zelenskin – ndihma e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën do të vazhdojë

The Geopost July 18, 2024 3 min read
Share the news

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kristijan Mickoski dhe zëvendësi i tij i parë, Izet Mexhiti, janë takuar sot në Londër të Britanisë së Madhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski.

Takimi është realizuar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (KPE), i katërti me radhë që nga promovimi i këtij unioni si një platformë më gjithëpërfshirëse e Evropës në vitin 2022.

“Në takim theksova mbështetjen e qartë të Maqedonisë për Ukrainën dhe popullin ukrainas dhe theksova se ata mund të llogarisin në miqësinë tonë edhe në të ardhmen. Maqedonia dhe populli maqedonas janë një komb human dhe simpatizojnë këto sfida të vështira historike dhe pasoja të paparashikueshme. Marrëdhënia jonë bazohet në miqësinë e vërtetë nga e cila lindin parimet, vlerat dhe mirëkuptimi”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Për takimin njoftoi edhe yëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

“Diskutuam çështje kyçe që prekin rajonin tonë, përfshirë sfidat e sigurisë dhe perspektivat, për vendet tona. U ndalëm te integrimi në strukturat euroatlantike, që synon të sigurojë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po ashtu, diskutuam për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, për të përballuar sfidat e përbashkëta. Theksova rëndësinë e aleatëve tanë strategjikë, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të aspiratave tona euroatlantike. Partneriteti ynë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-të është një shtyllë e fortë që siguron paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

Takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian ka mbledhur liderë nga i gjithë kontinenti në Pallatin Blenheim në Oxfordshire, Mbretëria e Bashkuar. Udhëheqësit po diskutojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe sfidat e përbashkëta si energjia dhe lidhja, siguria dhe demokracia dhe migrimi. BE-ja përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kurse të pranishëm janë edhe 47 drejtues shtetesh dhe qeverish evropiane, midis të cilave edhe Kosova.

Qëllimi i Komunitetit Politik Evropian është të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson BE-në apo ndonjë strukturë tjetër, por është dizajnuar të shërbejë si një platformë që do të përshpejtojë integrimin evropiane të të gjitha vendeve aspirante.

KPE deri më tani ka pasur tri takime. Në takimin e parë në tetor 2022, udhëheqësit diskutuan kryesisht çështjet e paqes dhe sigurisë, veçanërisht luftën e Rusisë në Ukrainë dhe krizën energjetike. Në takimin vijues në qershor 2023, ata diskutuan përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë, qëndrueshmërinë e energjisë dhe lidhjen dhe lëvizshmërinë në Evropë. Në tetor të vitit 2023, udhëheqësit diskutuan se si ta bëjnë Evropën më elastike, të begatë dhe gjeostrategjike.

Shkruan: Xhelal Neziri – redaktor dhe bashkëpunëtor i The Geopost nga Shkupi

Continue Reading

Previous: Serbia forcon lidhjet ushtarake me Rusinë, diskutojnë për “stabilitetin rajonal”
Next: Ukrainasit thonë se është koha për negociata paqeje me Rusinë

Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi 6 min read
  • Lajme

Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi

The Geopost October 14, 2025
Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë 2 min read
  • Lajme

Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

The Geopost October 14, 2025
Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh 1 min read
  • Lajme

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh

The Geopost October 13, 2025
Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.