Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës

The Geopost March 12, 2025 2 min read
Share the news

“NATO është e përkushtuar ndaj Kosovës, dhe fakti që jam këtu e dëshmon këtë më së miri”, tha të martën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Rutte tha se mbështesin FSK-në, por për anëtarësimin në NATO, fillimisht duhet njohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur.

Rutte të martën tha se për veriun kërkohet koordinim.

“Së fundmi ne kemi shtuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë, kemi katërfshiuar praninë e ushtarëve tanë në veri, kemi trefishuar praninë fizike të KFOR-it në veri, dhe kjo është dëshmi se KFOR-i dëshiron të jetë prezentues i stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne rajon”, ka thënë Rutte në një intervistë për Radio Televisionin e Kosovës.

I pyetur se si i sheh shqetësimet e liderëve kosovarë, të cilët Serbinë e konsiderojnë rrezik të përhershëm në raport me Kosovën dhe stabilitetin në vend dhe rajon, Rutte ritheksoi se ai është i përkushtuar në të qenit neutral, por ka përmendur nevojën që Serbia të japë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në 2023-ën.

Shefi i NATO-s nënvizoi se SHBA është shumë e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Do të ishte mirë që dialogu të rifillonte sërish, dhe sigurisht Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi në 2023-ën, por gjithashtu është e rëndësishme për Kosvoën që të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Ndërtimi i mirëbesimit është i rëndësishëm dhe kjo do të ishte një bazë e mirë për diskutime të vazzhdueshme, gjithmonë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të mirë që janë përcaktuar për dialogun Kosovë-Serbi”, tha ai./The Geopost/

Continue Reading

Previous: SHBA rifillon ndihmën e sigurisë për Ukrainën pasi Kievi thotë se është gati të pranojë propozimin e armëpushimit
Next: Katër nga senatorët më të fuqishëm amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Trump të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion kundër Dodik dhe mbështetësve të tij

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’ 2 min read
  • Lajme

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’

The Geopost October 25, 2025
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla 3 min read
  • Lajme

Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla

The Geopost October 25, 2025
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende 4 min read
  • Lajme

Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende

The Geopost October 25, 2025
Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën 2 min read
  • Lajme

Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën

The Geopost October 25, 2025
Aleatët e Ukrainës zotohen të heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global 4 min read
  • Lajme

Aleatët e Ukrainës zotohen të heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global

The Geopost October 25, 2025
Pas spastrimit rekord, Xi promovon lojalistin si gjeneralin numër 2 të Kinës 4 min read
  • Lajme

Pas spastrimit rekord, Xi promovon lojalistin si gjeneralin numër 2 të Kinës

The Geopost October 24, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.