Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

The Geopost October 14, 2025 2 min read

Foto credit: RFE/RL

Share the news

Ndërkohë që Evropa investon në pavarësinë energjetike dhe burimet e ripërtëritshme, Serbia po zhytet gjithnjë e më thellë në varësinë ndaj Moskës. Dëshmia më e fundit për këtë janë deklaratat e Marija Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore ruse “Rosatom” në Serbi, e cila konfirmoi se Beogradi dhe Moska “po zhvillojnë negociata aktive” për ndërtimin e një centrali bërthamor në Serbi.

Deuriq, në një intervistë për gazetën “Politika”, deklaroi se kompania ruse është “e lumtur për bashkëpunimin” me Serbinë dhe është e gatshme të jetë “partner strategjik” në një projekt që do të zgjasë të paktën 8 deri në 15 vjet. Një projekt i tillë do ta lidhte Serbinë afatgjatë me teknologjinë, karburantin dhe logjistikën ruse — në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po çlirohet nga varësia ndaj Kremlinit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe drejtorin e “Rosatom”, Aleksej Likhachev, në Pekin, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për projektin, duke e paraqitur atë si një “mundësi historike” për Serbinë. Megjithatë, pas rrëfimit për “përparim teknologjik”, fshihet një forcim strategjik i ndikimit rus në rajon.

Ndërsa vendet evropiane po zbatojnë standarde të rrepta të sigurisë dhe mjedisit, “Rosatom” ofron një model me mbikëqyrje të plotë ruse — nga shfrytëzimi i uraniumit dhe pasurimi i karburantit, deri te përpunimi i mbetjeve. Kjo do ta bënte praktikisht Serbinë të varur nga furnizimet dhe teknologjia ruse, duke i hequr Beogradit kontrollin mbi sovranitetin e vet energjetik.

Gjatë takimit me Putinin në fillim të shtatorit në Pekin, Vuçiq i bëri thirrje kompanisë “Rosatom” që të përfshihet edhe në projekte infrastrukturore në Serbi.

Vučić met with Putin in Beijing: “Strategic partnership mutually beneficial”

Disa vite më parë, Serbia dhe korporata shtetërore ruse “Rosatom” nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre për Teknologji Bërthamore si dhe një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do ta realizojë këtë projekt në territorin e Serbisë.

What is being built in Serbia: an innovative center or a nuclear power plant?

Në janar të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër drejtuesve të “Rosatom”, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm Aleksej Likhachev, si dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues.

https://www.fdd.org/analysis/policy_briefs/2025/01/15/new-u-s-sanctions-on-leadership-of-russian-nuclear-corporation-are-positive-but-should-be-just-a-start/?utm_source=chatgpt.com

/TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh
Next: Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi

Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi 6 min read
  • Lajme

Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi

The Geopost October 14, 2025
Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh 1 min read
  • Lajme

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh

The Geopost October 13, 2025
Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.