Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën shtet dhe pa hequr dorë nga “bota serbe”, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula. Theksoi se Beogradi duhet të bashkëpunojë për arrestimin e terroristit Milan Radojciq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në Banjskë të Zvecanit.
“Pa normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë integrim në BE. Integrimi i të dyja vendeve në familjen e madhe evropiane është i lidhur ngushtë me dialogun, i cili duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese gjithëpërfshirëse për normalizim raportesh mes dy shteteve”, tha ai në një interbistë për Jutarnji List, transmeton The Geopost.
Ndonëse dialogu u ripërtëri më 2023, ai tha se “në vend që kapet momentumi, erdhi te një seri e vërtetë të krizave, që më seriozja ishte sulmi i forcave paramilitare serbe në veri të Kosovës”.
Picula tha se sulmi i grupit terrorist me në krye Milan Radoiçiq në Banjska, paraqet cenimin serioz të paqes në Kosovë.
“Ne kemi kërkuar që raportet e Beogradit ndaj sulmuesve në Banjskë të jenë një nga kriteret për vlerësimin e plotë situatës në Serbi dhe aftësisë së e Beogradit që të ecë në rrugën evropiane. Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, mendoj rishtazi u ka thënë autoriteteve në Beograd, se pret së shpejti arrestimin dhe procedimin e atyre që kryen sulmin në Banjska, e të cilët ndodhen në Serbi. Për fat të keq, Beogradi edhe më tutje injoron kërkesat për trajtimin e kësaj çështjeje. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me pengim të procesit gjyqësor që pritet dhe ka shumë gjasë që kjo po ndodh me urdhrin e kreut shtetëror”, tha ai.
/The Geopost

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues
Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla
Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende
Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën