Shtetet e Bashkuara të Amerikës e çuan Kosovën në liri, ka thënë të shtunën presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në fjalimin e saj në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku diskutoi historinë e Kosovës deri te lidhja historike me SHBA-në, Osmani kujtoi kohën kur Kosova përballej me luftën gjenocidale të Millosheviqit.
“Isha një vajzë e re kur Kosova po përballej me një luftë gjenocidale të Millosheviqit. Ishte një kohë kur ne po detyroheshim të largoheshim nga shtëpitë tona, kur më të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë, dhe kur fëmijëria jonë ishte thjesht në luftë dhe konflikt. Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë bashkë me vendet aleate të NATO-s, që dëshpërimin në Kosovë e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, ka thënë presidentja Osmani ndër të tjera.
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për SHBA-në dhe forcat amerikane si partner kryesor i Kosovës.
Osmani gjatë qëndrimit në ShBA ka bërë një “selfie” me ushtarët amerikanë, “me ushtrinë më të fortë në botë.”
/The Geopost

Pse kultura brutale e ushtrisë ruse mbetet e pandëshkuar?
Ukraina arrin marrëveshjen për importin e gazit me Greqinë, thotë Zelenskyy
Rusia po e shantazhon Vuçiçin, a do të guxojë Serbia të shtetëzojë Industrinë Serbe të Naftës?
“Kush dëshiron të hyjë në BE duhet të jetë i gatshëm edhe për hapa të vështirë”: Shefi i diplomacisë gjermane para vizitës në Ballkan