Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Milovan Drecun dezinformon për FSK-në: Kurti po e dërgon në veri

The Geopost February 20, 2024 2 min read
Share the news

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun ka deklaruar rrejshëm se “kryeministri i Kosovës ka në qëllim dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri”.

Ai këtë deklaratë e bëri në mediumin publik RTS më 19 shkurt.

Çka tha Drecun?

“Patrullimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri i dhanë Kurtit kontroll të plotë mbi atë zonë. NATO po ndihmon transformimin e FSK-së në ushtri. Arsyetimi është se Beogradi po përgatit një lloj agresioni. Kështu ata e zhvendosën fokusin nga dialogu në Bruksel tërësisht në planin ushtarak. Kjo shihet në faktin se vitin e kaluar shpenzuan 115 milionë dollarë për blerjen e armëve të reja dhe ideja e formimit të tre regjimenteve të këmbësorisë. Jam i shqetësuar për iniciativën e mundshme për patrullime të përbashkëta nga KFOR-i dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Çdo patrullë që do t’i mundësonte FSK-së të kontrollonte vijën administrative do të nënkuptonte kontroll të plotë të tyre në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Analiza:

Forcat e Sigurisë së Kosovës në koordinim me NATO-n mund të shkojnë në komunat veriore të vendit: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Këtë e kufizon një marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s bazuar në një letër-shkëmbim të vitit 2013.

Se marrëveshja është ende në fuqi kishte thënë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më 2021 ka deklaruar se Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

Pra, kjo marrëveshje e Kosovës me NATO-n e demanton atë çka ka deklaruar Drecun, prandaj vlerësojmë se ai ka dezinformuar./G.Venhari-The Geopost/

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18375

 

 

Continue Reading

Previous: Vuçiq s’e duartroket fjalimin e gruas së Navalnyt kur ajo thotë se Putini është vrasësi
Next: Të enjten mbahet “Samiti ballkanik për dezinformim”

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025
Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq 3 min read
  • Lajme

Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq

The Geopost October 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.