Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq s’e duartroket fjalimin e gruas së Navalnyt kur ajo thotë se Putini është vrasësi

The Geopost February 20, 2024 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është frikësuar ta duartrokas fjalimin emocional e të fortë të gruas së Alexey Navalny, i cili vdiq në burg nën regjimin e Vladimir Putinit.

Julia Navalnyt menjëherë pasi u raportua për vdekjen e opozitarit të Putinit iu siguria hapësira për të folur në Konferencën e Sigurisë në Munih. Ajo ishte e guximshme në fjalim dhe pa frikë drejtoi gishtin kah Putini për vdekjen e burrit të saj në një burg në veri të Moskës.

“Dua që Putini dhe gjithë rrethi i tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes sime. Dhe kjo ditë do të vjen shumë shpejt”, ka thënë ajo.

Këtij fjalimi i duartrokitën të gjithë në shenjë mbështetjeje për atë që po kalonte ajo, por aleati i Putinit edhe në këtë rast tregoi mbështetjen për të. Vuçiq ishte në rendin e parë të publikut.

Më pas Vuçiq në Serbi foli për këtë ndodhi duke dhënë si pretekst se në fillim nuk e njohu.

“Papritur, një grua mu ul afër dhe unë nuk e kisha idenë se kush ishte ajo”, tha Vuçiq.

Ai tregoi edhe arsyen e vërtetë se pse nuk e duartrokiti, duke thënë se druhej që do ta shpallte Putinin vrasës.

“Do të kishin thënë Vuçiq e shpalli Putinin vrasës nëse do të kisha duartrokitur pjesën që Putini e vrau”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se ai shkon në takime ndërkombëtare për të luftuar për shtetin e tij, duke shtuar se pret se “do të ketë më shumë presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, Beogradi ka refuzuar që të sanksionojë Rusinë.

“Nuk jam më i mençur se të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka paraprakisht. Kjo u përket analistëve politikë, por jo një presidenti të shtetit. Por, pozicioni do të jetë më i vështirë për ne, nuk kam dyshim”, tha Vuçiq.

Familja e Navalnyt ka akuzuar Rusinë se po e fsheh trupin e tij duke mos lejuar ta shohë atë as nëna e tij.

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur teksa ndodhej në burg. Pavarësisht të qenit prapa grilave, mbi bazën e akuzave që u panë gjerësisht si të motivuara politikisht, Navalny foli vazhdimisht kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe pushtimit të Ukrainës nga ana e tij. Për më shumë se një dekadë, Navalny udhëhoqi hulumtime kundër korrupsionit e protesta politike, dhe garoi për post publik. Ai ishte burgosur pas kthimit të tij në Moskë, më 2021, pas shërimit në Berlin, ku ishte shtruar për helmim me atë që disa laboratorë perëndimorë konstatuan se ishte agjent nervor i nivelit ushtarak. Aleksei Navalny ishte 47-vjeçar./TheGeopost

Continue Reading

Previous: BE-ja duhet të mbështesë Ukrainën dhe të përgatitet për një konfrontim të gjatë me Rusinë – Borrell
Next: Milovan Drecun dezinformon për FSK-në: Kurti po e dërgon në veri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.