
Lista Serbe e cila garon në komunat me shumicë serbe në Kosovë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në Mitrovicë të veriut.
Por, ajo që bie në sy edhe njëherë është fakti se Lista Serbe funksionon si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, e që përcjell narrativat serbo-ruse. Ky subjekt politik ka njoftuar se në tubimin e së mërkurës (në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë) do të performojë këngëtarja Angjella Ignjatoviq, e njohur si ‘Breskvica’. Ajo është një nga interpretueset e këngës shumë të kontestuar “Gnezdo orlovo” (Foleja e shqiponjës) që u propozua të përfaqësojë Serbinë në Eurovision 2024, këngë e cila përmban mesazhe të koduara për rikthimin e Serbisë në Kosovë.
Ngjarja organizohet me logon zyrtare të Listës Serbe, e cila madje i ka njoftuar edhe se biletat mund të blihen në zyrat e këtij subjekti.
“Breskvica në qytetin tonë – 8 tetor, ora 20:00, Knez Caffe”, Mitrovicë e Veriut “Biletat mund të merren në zyrat e Listës Serbe.”
Ndryshe, në tekstin e këngës së Ignjatoviq, hasen vargje që në mënyrë alegorike përshkruajnë shqiptarët si “zogj të zinj”, Kosovën si “foleja e shqiponjës” e cila shkatërrohet nga forca natyrore (e cila nënkupton ndërhyrjen ushtarake), dhe rikthimi i “qenies së ndritur” që përfaqëson ushtrinë serbe që vjen ta “çlirojë” territorin. Pjesë të tekstit dhe nënkuptimet e tij:“Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj”(Zogjtë e zinj interpretohen si shqiptarët)“Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës”(Foleja e shqiponjës = Kosova; Shkatërrimi nënkupton intervenim ushtarak)“Babi i thotë shqiponjës së vogël ‘do të kalojë birë’. Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri”(Mesazh i qartë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe largimin e shqiptarëve)Tentativa që një këngë e tillë të përfaqësojë Serbinë në një skenë ndërkombëtare si Eurovisioni u cilësua jo vetëm provokim politik, por edhe përpjekje për të rehabilituar narrativat kriminale të së kaluarës.
Organizimin e një tubimi zgjedhor të Listës Serbe e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, porse nuk ka dhënë informacione tjera./The Geopost/