Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kina u bën presion deputetëve të Ballkanit që të mos udhëtojnë në Tajvan

The Geopost July 29, 2024 3 min read
Share the news

Dy deputetë të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë qenë cak i presionit të Republikës së Kinës për të bindur ata që të mos marrin pjesë në Samitin e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), i paraparë të mbahet në Taipej të Tajvanit.

Bëhet fjalë për Antonio Milloshoskin e VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe Fatmir Bytyqin nga LSDM-ja opozitare.

“Unë jam Wu, nga ambasada kineze. Dëgjuam se keni marrë ftesë nga IPAC, a do të merrni pjesë në konferencën që do të mbahet javën e ardhshme në Tajvan”, thuhet në mesazhin që ka marrë Milloshoski, të cilin e ka parë agjencia AssociatedPress.

Përveç dy deputetëve nga Maqedonia e Veriut, raportohet se porosi të njëjta nga diplomatë kinezë u janë dërguar edhe gjashtë deputetëve tjerë nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovakia, Bolivia, Kolumbia dhe vendeve tjera. Sipas tyre, në disa raste ka pasur pyetje të çuditshme për udhëtimet në
Tajvan, e në raste të tjera toni i porosisë ka qenë më kërcënues.

Disa nga deputetët zbuluan se diplomatët kinezë kishin kontaktuar edhe kryesitë e partive së tyre, për t’u bërë kështu presion shtesë.

“Ata kontaktuan presidentin e partisë sime politike dhe i kërkuan që të më ndalonte të udhëtoja për në Tajvan”, zbuloi Sanela Klariq, një deputete e parlamentit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ky rast ia riktheu asaj kujtimet e kërcënimeve dhe frikësimeve me të cilat u përball gjatë luftës në BeH në vitet 1990. “Unë vërtet e urrej ndjenjën kur dikush të frikëson”, tha ajo. Ajo tregoi se presioni që e kishte kontaktuar ishte i pakëndshëm, por se ky kërcënim vetëm sa e ka rriturvendosmërinë e saj për të shkuar në Tajvan.

Një nga metodat që përdoren është edhe ftesa individuale për të vizituar Kinën për deputetët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në IPAC, vetëm për të shmangur udhëtimin në Tajvan. Këto ftesa u janë bërë sidomos deputetëve të vendeve anëtare të BE-së.

Drejtori i IPAC, Luke de Pulford, e quajti presionin kinez si “ndërhyrje brutale”. Në një deklaratë për AP ai tha se deputetët nga vendet më të vogla ishin në shënjestër.

“Ndoshta Pekini ndjeu se mund të kishte sukses te ata, por taktikat e presionit vetëm i bënë pjesëmarrësit më të vendosur për të marrë pjesë në Samit”, tha De Pulford.

IPAC ka qenë prej kohësh nën presionin e autoriteteve kineze. Disa anëtarë janë sanksionuar nga Pekini, kurse në vitin 2021 faqja e saj në internet ishte objektiv i sulmeve nga hakeratkinezë të mbështetur nga qeveria e Pekinit.

Pekini është i njohur për përpjekjet e tij për të frenuar politikanët që vizitojnë Tajvanin, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj, kurse fakti se Samiti i IPAC për herë të parë mbahet në Tajvan ka mobilizuar edhe më shumë diplomacinë kineze.

Pa marrë parasysh presionet nga Kina, IPAC njoftoi se do të mbajë samitin e tij të katërt vjetor në Taipei më 30 dhe 31 korrik, me 48 ligjvënës nga 24 vende në pesë.
Sipas IPAC, stabiliteti në pika strategjike globale do të jetë në krye të agjendës së samitit, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Tajvanit. “Do të jetë delegacioni më i madh parlamentar që do të vizitojë Tajvanin në një kapacitet institucional”, tha IPAC.

I formuar në vitin 2020, IPAC ka mbi 250 anëtarë nga 35 legjislatura dhe Parlamenti Evropian. Është një aleancë ndërkombëtare, ndërpartiake e parlamentarëve nga vendet demokratike, e fokusuar në marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës. Qëllimi i tij është të krijojë një përgjigje të koordinuar ndaj Kinës për çështjet e tregtisë globale, sigurisë dhe të drejtave të njeriut. /The Geopost

Continue Reading

Previous: DCN mban konferencën “Zgjedhjet pa dezinformim”
Next: Opozita gjeorgjiane shkon në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për “agjentët e huaj” 

Zelensky i kërkon Trumpit të ushtrojë presion mbi Xi-në për mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën në Ukrainë 5 min read
  • Lajme

Zelensky i kërkon Trumpit të ushtrojë presion mbi Xi-në për mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën në Ukrainë

The Geopost October 29, 2025
Beogradi në shërbim të Putinit – festivalet ruse kthehen në mjet propagande 3 min read
  • Lajme

Beogradi në shërbim të Putinit – festivalet ruse kthehen në mjet propagande

The Geopost October 28, 2025
Zelenskyy akuzon Kinën për ndihmën ndaj përpjekjeve të luftës së Rusisë përmes mbështetjes industriale dhe ushtarake 2 min read
  • Lajme

Zelenskyy akuzon Kinën për ndihmën ndaj përpjekjeve të luftës së Rusisë përmes mbështetjes industriale dhe ushtarake

The Geopost October 28, 2025
Pse rajonet ruse po i ulin bonuset e rekrutimit për ushtarët që shkojnë në Ukrainë? Është e komplikuar. 7 min read
  • Lajme

Pse rajonet ruse po i ulin bonuset e rekrutimit për ushtarët që shkojnë në Ukrainë? Është e komplikuar.

The Geopost October 28, 2025
Ekspozitë për edukimin medial në Kosovë, Orav: Kur faktet shtrembërohen, dobësohet besimi 1 min read
  • Lajme

Ekspozitë për edukimin medial në Kosovë, Orav: Kur faktet shtrembërohen, dobësohet besimi

The Geopost October 28, 2025
Sekretari i Thesarit të SHBA-së Bessent kritikon “propagandistin rus” dhe përfaqësuesin Special Dmitriev për Debaklin të PR-it në Uashington 5 min read
  • Lajme

Sekretari i Thesarit të SHBA-së Bessent kritikon “propagandistin rus” dhe përfaqësuesin Special Dmitriev për Debaklin të PR-it në Uashington

The Geopost October 28, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.