Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Beogradi në shërbim të Putinit – festivalet ruse kthehen në mjet propagande

The Geopost October 28, 2025 3 min read
Share the news

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës e sheh bashkëpunimin kulturor me institucionet shtetërore të Rusisë si mjet propagande, Serbia vazhdon të jetë një nga të paktat vende që i hap dyert këtyre aktiviteteve – mes thirrjeve për kujdes ndaj ndikimit politik që fshihet pas kulturës.

Në Serbi po zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore nën mbështetjen e institucioneve shtetërore të Rusisë, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendeve evropiane kanë ndërprerë bashkëpunimin kulturor me Moskën pas agresionit ndaj Ukrainës.

Regjisori beogradas Janko Baljak e sheh këtë si pjesë të një strategjie propagandistike të Kremlinit.

“Kemi një situatë ku shteti rus, pa asnjë pasojë, pas pushtimit dhe krimeve në Ukrainë, po shpërndan propagandën e vet këtu”, tha Baljak përRadion Evropa e Lirë.

Para pak ditësh, Serbia ka qenë nikoqire e disa ngjarjeve të mëdha kulturore: “Ditët e Moskës në Beograd”, “Festivali i Filmit Rus” dhe “Ditët e Kulturës Shpirtërore të Rusisë në Serbi”. Këto aktivitete janë zhvilluar me mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Rusisë, që në vendet perëndimore janë bojkotuar për shkak të politikës së luftës.

Gjatë manifestimit “Ditët e Moskës në Beograd”, më 20 tetor, përfaqësuesit e kryeqytetit serb dhe atij rus nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes dy qyteteve. Kreu i Kuvendit të Beogradit, Nikola Nikodijeviq, njoftoi për “një numër të madh aktivitetesh kulturore dhe sportive ku artistë nga Moska do të paraqiten para publikut serb”.

Në disa qytete të Serbisë u mbajtën gjithashtu “Ditët e Kulturës Shpirtërore të Rusisë”, një projekt i Ministrisë së Kulturës së Rusisë dhe i Kishës Ortodokse Ruse, që synon “promovimin e vlerave shpirtërore dhe morale të popullit rus”.

Një tjetër ngjarje e mbështetur nga Moska ishte Festivali i Filmit Rus, organizuar nga agjencia shtetërore “Roskino”, e cila merret me promovimin ndërkombëtar të kinematografisë ruse.

Në festivalin e këtij viti u shfaqën pesë filma – dy prej tyre me tematikë nga Lufta e Dytë Botërore dhe “luftën kundër fashizmit”, një motiv që Rusia përdor shpesh për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Politologu Boris Varga e cilëson “Roskino”-n si mjet të “fuqisë së butë” ruse.

“Shteti rus përdor interpretimin e historisë si mbulesë për imperializmin e ri të Kremlinit. Kjo u bë veçanërisht agresive pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022,” tha ai për REL.

Pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, shumë festivale evropiane – përfshirë Kanin, Berlinalen dhe Venecian – ndërprenë bashkëpunimin me institucionet kulturore shtetërore ruse.

Ministria franceze e Kulturës ndaloi pjesëmarrjen e “Roskino”-s në festivalin “Series Mania”, duke e cilësuar si “përfaqësuese të interesave të shtetit agresor”.

Megjithatë, jo të gjithë artistët rusë janë përjashtuar. Në disa festivale janë lejuar filma apo vepra që kritikojnë regjimin e Putinit ose që nuk kanë lidhje me shtetin rus.

Në Rusi, autoritetet kanë forcuar kontrollet mbi artin dhe median. Në vitin 2025, Duma ruse miratoi ndalimin e filmave që “diskreditojnë vlerat morale tradicionale”, ndërsa më parë ishte ndaluar e ashtuquajtura “propagandë LGBT”.

Së fundmi, është ndaluar edhe promovimi i “stilit të jetesës pa fëmijë”, si pjesë e fushatës për rritjen e natalitetit.

Ish-ministri ukrainas i Kulturës Oleksandr Tkaçenko në vitin 2022 u bëri thirrje vendeve perëndimore të bojkotojnë kulturën ruse, me argumentin se Kremlini po e përdor për të shuar identitetin ukrainas.

Megjithatë, shumë institucione kulturore në Evropë zgjodhën një qasje selektive – duke ndaluar bashkëpunimin me organizata shtetërore, por jo me veprat klasike si ato të Çajkovskit.

Politologu Varga thekson se duhet bërë dallim mes artit dhe propagandës:

“Nuk duhet ndaluar kultura klasike që është pjesë e trashëgimisë botërore, por duhet refuzuar çdo projekt që financohet ose përdoret nga regjimi i Putinit për qëllime politike.”

Edhe regjisori Janko Baljak ndan të njëjtin mendim:

“Do të doja të shihja më shumë filma kritikë ndaj regjimit rus, sepse besoj se fryma kritike në atë vend të madh nuk është shuar plotësisht.”/Gazeta Express/

Continue Reading

Previous: U krijua faqja e internetit “Dëshmitë e Brutalitetit Policor”, për dhunën ndaj qytetarëve në Novi Sad
Next: Zelensky i kërkon Trumpit të ushtrojë presion mbi Xi-në për mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën në Ukrainë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.