Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar përçarjet etnike

The Geopost December 10, 2024 2 min read
Share the news

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se në Kosovë ka “aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”.

“Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Hovenier të martën në Prishtinë, në një konferencë për integritetin e informacionit DISICON, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me seli në Uashington.

Ai shtoi se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta gjithmonë, veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore, në të cilën Kosova ndodhet aktualisht përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ia kujtoi audiencës një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vite më parë, e cila përfshinte një bisedë të rreme mes tij dhe kryeministrit Kurti dhe që kishte për “synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës”.

“Fatmirësisht, jo shumë njerëz e morën seriozisht… Por, fakti që një aktor shkroi një skenar, përgatiti një skenar, krijoi një regjistrim krejtësisht të dizajnuar për të mbjellë mosbesim dhe shqetësim në komunitetin serb dhe e publikoi atë në rrjetet sociale, është një tregues i këtij problemi”, theksoi ambasadori amerikan.

Hovenier, i cili po përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të dhjetorit dhe po pensionohet, theksoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës si një vend i larmishëm dhe në mbështetje të mediave të pavarura, përfshirë ato që drejtohen nga pakicat.

“Dhe, ne jemi shumë të vetëdijshëm për mediat që ofrojnë informacion të paanshëm dhe të saktë. Jemi të vetëdijshëm se ka disa që përpiqen të shfrytëzojnë këtë pretendim për të bërë diçka krejtësisht tjetër, për të dhënë një mesazh që synon qëllime shumë, shumë të ndryshme nga informimi i komunitetit. Kjo duhet të denoncohet dhe ne duhet t’i mbështesim mediat e pavarura”, deklaroi Hovenier.

Ai tha se “puna jonë së bashku është larg përfundimit”.

“Në fakt, mund të argumentoni se [puna] mbi këtë çështje, sapo ka filluar dhe ne jemi me të vërtetë të gatshëm të angazhohemi me të gjithë ju për të gjetur mënyra të reja për t’ju ndihmuar të mbroni demokracinë tuaj”, u shpreh ambasadori amerikan në Prishtinë./REL/

Continue Reading

Previous: Ministri i Mbrojtjes i Kinës rishfaqet ndërsa spastrimi ushtarak vazhdon
Next: Lirohet ish-truproja mercenare e kandidatit rumun pro-Moskës

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’ 2 min read
  • Lajme

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’

The Geopost October 25, 2025
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla 3 min read
  • Lajme

Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla

The Geopost October 25, 2025
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende 4 min read
  • Lajme

Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende

The Geopost October 25, 2025
Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën 2 min read
  • Lajme

Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën

The Geopost October 25, 2025
Aleatët e Ukrainës zotohen të heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global 4 min read
  • Lajme

Aleatët e Ukrainës zotohen të heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global

The Geopost October 25, 2025
Pas spastrimit rekord, Xi promovon lojalistin si gjeneralin numër 2 të Kinës 4 min read
  • Lajme

Pas spastrimit rekord, Xi promovon lojalistin si gjeneralin numër 2 të Kinës

The Geopost October 24, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.