Më 19 dhjetor, një gjykatë polake dënoi 14 të huaj për spiunazh për Rusinë. Një gjykatë në Poloni shpalli fajtor dhe dënoi 14 të huaj më 19 dhjetor me akuzën e spiunimit për Rusinë.
Hetuesit thanë se të pandehurit planifikonin të prishnin një tren që transportonte ndihma për Ukrainën fqinje dhe mbikqyrën infrastrukturën kritike, duke përfshirë dy aeroporte, një fabrikë ushtarake dhe dy porte detare dhe objekte të tjera të gjitha të lidhura me përpjekjet polake për të dërguar ndihma ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.
Njëmbëdhjetë nga të pandehurit janë shtetas ukrainas, dy janë bjelloruse dhe njëri është një shtetas rus që ka luajtur hokej në akull në Poloni.
Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Dënimet me burg variojnë nga 13 muaj deri në gjashtë vjet./Rferl/

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, ta arrestohet Radojciq
Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues
Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla
Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende