Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Gjithçka ndodhi në operacionin në veri lidhur me hetimin për vrasjen e një zyrtari të EULEX-it

The Geopost October 20, 2025 2 min read
Share the news

Një operacion policor u zhvillua të dielën e 19 tetorit në Zveçan. Lidhur me të, u aktivizua Serbia me narrativat e saj kundër Kosovës.

Por, Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila edhe njoftoi për operacionin, tha se i njëjti kishte të bënte me hetimin lidhur me vrasjen e një zyrtari të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) më 2013.

“Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bastisje u kryen në nëntë lokacione, shtatë në Zubin Potok dhe dy në Zvecan.

Prokuroria Speciale tha se gjatë operacionit janë sekuestruardy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme e të tjera.

Bastisjet u kryen për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale: “rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cenojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”.

Ndërkaq Serbia me narrativat e saj e konsideroi aksionin e së dielës si “vazhdimësi të shtypjes brutale fizike dhe ligjore ndaj popullit serb”.
“Operacioni policor, synoi frikësimin dhe krijimin e trazirave në mesin e familjeve serbe që kanë jetuar në këto zona për dekada të tëra”, pretendoi Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

E heshtur nuk qëndroi as Lista Serbe. Shoqërimin e shtatë personave në Polici, e paraqiti si “arrestim brutal të serbëve” në Zubin Potok dhe Zveçan, dhe pretendoi se aksioni ishte “pjesë e një fushate të terrorit të organizuar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kundër serbëve”.

Ndryshe, Audrius Senavicius, nga Lituania, ishte pjesëtari i parë i Misionit për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), i cili ishte vrarë në krye të detyrës prej se ky mision është instaluar në Kosovë.
Vrasja e tij ndodhi më 19 shtator të vitit 2013, kur në rajonin e komunës së Zvecanit u sulmuan dy vetura të EULEX-it. Ato ishin duke u kthyer nga pika kufitare me Serbinë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Tuneli që lidh Bjellorusinë dhe Poloninë u zbulua nga rojet kufitare
Next: Kremlini përdor “kërcënimin bërthamor” për të penguar furnizimin e raketave Tomahawk të SHBA-së për Ukrainën, thotë një grup ekspertësh

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës 4 min read
  • Lajme

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës

The Geopost October 23, 2025
Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës 8 min read
  • Lajme

Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës

The Geopost October 23, 2025
Fëmijë midis viktimave në sulmet ajrore ruse, disa orë pasi bisedimet Trump-Putin u pezulluan 4 min read
  • Lajme

Fëmijë midis viktimave në sulmet ajrore ruse, disa orë pasi bisedimet Trump-Putin u pezulluan

The Geopost October 23, 2025
Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend” 3 min read
  • Lajme

Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend”

The Geopost October 22, 2025
Serbia përsërit propagandën në OKB, e demanton Kosova: Retorika serbe kujton kohën e Millosheviqit 2 min read
  • Lajme

Serbia përsërit propagandën në OKB, e demanton Kosova: Retorika serbe kujton kohën e Millosheviqit

The Geopost October 22, 2025
SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës 3 min read
  • Lajme

SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës

The Geopost October 21, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.