Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Forcat serbe kanë kidnapuar tre policë të Kosovës; Vuçiq në një pritje në Ambasadën Ruse me Bocan-Harçenkon

The Geopost June 15, 2023 3 min read
Naslovna
Share the news

Pasi Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut dje arrestoi kreun e bandës kriminale të quajtur “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkovic Lunet, i cili ishte edhe organizatori kryesor i sulmit ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, sot forcat serbe kanë kidnapuar tre policë të Kosovës që patrulluan në vendin Tresavë – Bare, komuna e Leposaviqit, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës dënoi atë që theksoi se ishte një kidnapim klasik i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

“Policia e Kosovës është e shqetësuar dhe e dënon këtë kidnapim klasik. Ne i sigurojmë qytetarët tanë se Policia e Kosovës do të mbetet e përkushtuar dhe do t’i përmbush detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore”, tha Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

Foto 1

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre policët në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

“Përderisa në vendin tonë po ruhet rendi, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre policë të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me çdo marrëveshje dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e normave ndërkombëtare”, tha Sveçla, duke shtuar se Policët padyshim ishin stacionuar thellë në territorin e Kosovës, në një pikë kontrolli statike në hyrje të Kosovës, ku po kryejnë detyrën e tyre të rregullt.

“Serbia vazhdon të jetë shkaktare dhe gardiane e së keqes në rajon dhe në Kosovë. Ne nuk tërhiqemi përballë kriminelëve dhe terroristëve. Serbia edhe një herë po e tregon fytyrën e saj të vërtetë si shtet autokratik dhe agresiv”, tha Sveçla.

Presidentja Vjosa Osmani tha se kidnapimi i tre policëve në territorin e Republikës së Kosovës ishte agresion i Serbisë.

“Ky akt dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, por për destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit”, tha Osmani.

Kryeministri Albin Kurti tha se tre policë janë kidnapuar nga ushtria serbe. Ai ka vlerësuar se kjo është hakmarrje për arrestimin e Milun Milenkoviq Lune një ditë më parë.

Po sot, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Milenkoviqin, i cili akuzohet për terrorizëm, ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe rrezikim të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare.

Në momentin e rrëmbimit të tre policëve nga forcat speciale serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus Aleksandar Bocan-Harchenko morën pjesë në një pritje në ambasadën ruse për të shënuar Ditën e Rusisë.

Foto 2
Të kujtojmë se Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Franca zbulon një fushatë të madhe dezinformuese nga Rusia
Next: Lajçak për The Geopost nga Forumi i Prespës për rastin e tre policëve të kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet

Shormaz: Ekonomia në Serbi e varur nga kriminaliteti dhe entitetet e sanksionuara ruse 6 min read
  • Lajme

Shormaz: Ekonomia në Serbi e varur nga kriminaliteti dhe entitetet e sanksionuara ruse

The Geopost November 1, 2025
Ulutash dhe zyrtari i lartë amerikan flasin për sigurinë në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Ulutash dhe zyrtari i lartë amerikan flasin për sigurinë në Kosovë

The Geopost November 1, 2025
Serbia po përgatitet për ‘Ditën-D’: Një det njerëzish po shkon drejt Novi Sadit, janë publikuar udhëzime të posaçme, Vuçiç ka njoftuar një fjalim të jashtëzakonshëm 2 min read
  • Lajme

Serbia po përgatitet për ‘Ditën-D’: Një det njerëzish po shkon drejt Novi Sadit, janë publikuar udhëzime të posaçme, Vuçiç ka njoftuar një fjalim të jashtëzakonshëm

The Geopost October 31, 2025
Sulmet ruse me dron në Ukrainë janë krime lufte, thotë Komisioni i OKB-së 2 min read
  • Lajme

Sulmet ruse me dron në Ukrainë janë krime lufte, thotë Komisioni i OKB-së

The Geopost October 31, 2025
Kush janë ekstremistët e djathtë që marshojnë në Serbi: SNS i mban në zinxhir të shkurtër dhe në buxhetin e shërbimeve të sigurisë 5 min read
  • Lajme

Kush janë ekstremistët e djathtë që marshojnë në Serbi: SNS i mban në zinxhir të shkurtër dhe në buxhetin e shërbimeve të sigurisë

The Geopost October 31, 2025
NIS e Serbisë raporton humbje neto 9-mujore për shkak të sanksioneve të SHBA-së 2 min read
  • Lajme

NIS e Serbisë raporton humbje neto 9-mujore për shkak të sanksioneve të SHBA-së

The Geopost October 31, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.