Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

E sanksionuar nga Perëndimi, Rusia shkon në Kinë për të gjetur mbështetje

The Geopost December 22, 2023 3 min read
Share the news

Kina dhe Rusia u zotuan të mbrojnë interesat e njëra-tjetrës dhe të “përballen së bashku me sfidat” mes ndryshimeve gjeopolitike, sipas një komunikate të përbashkët të lëshuar pas takimeve midis krerëve të qeverive të tyre.

Pekini dhe Moska pretenduan se lidhjet e tyre dypalëshe nuk do të preken nga ndonjë ndërhyrje e palëve të treta dhe u zotuan të forcojnë koordinimin brenda kornizave shumëpalëshe pas një takimi vjetor të udhëhequr nga kryeministri kinez Li Qiang dhe homologu i tij rus Mikhail Mishustin, të përfunduar në Pekin të mërkurën.

Në një komunikatë të përbashkët, palët thanë se nuk do të ndikohen nga palët e treta duke iu referuar Perëndimit.

Në komunikatë thuhej se Rusia ripohoi mbështetjen e saj për “një Kinë” dhe tha se “kundërshtoi çdo formë të pavarësisë së Tajvanit”, ndërsa Kina tha se mbështet integritetin territorial të Rusisë dhe kundërshtoi ndërhyrjen në punët e brendshme të Rusisë nga forcat e jashtme.

Në komunikatë thuhej se Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të përballen së bashku me sfidat dhe “të mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën në mbrojtjen e interesave të tyre thelbësore”.

Mishustin ishte në Kinë për një vizitë dy-ditore në një përpjekje për të siguruar marrëveshje ekonomike me këtë vend pasi Rusia është izoluar ndërkombëtarisht që kur hyri brutalisht në Ukrainë ku lufta po vazhdon gati që dy vjet.

Ai u takua gjithashtu me presidentin kinez Xi Jinping të mërkurën, i cili tha se do të avanconte lidhjet politike dhe ekonomike me Moskën.

Asnjë nga deklaratat zyrtare kineze apo ruse pas takimeve me Xi dhe Li nuk përmendi luftën në Ukrainë. Por në komunikatën e përbashkët, të dy vendet thanë se kundërshtonin sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si ndëshkim për mizoritë e shkaktuara në Ukrainë.

Megjithatë, ata e pranuan se sanksionet e kanë dëmtuar Rusinë dhe se kanë pasur një ndikim të madh negativ në ekonominë dhe financa.

Vizita e Mishustin erdhi pasi Bashkimi Evropian vendosi një raund të ri sanksionesh ndaj Moskës. Kompanitë kineze janë akuzuar vazhdimisht për anashkalimin e sanksioneve të vendosura nga BE kundër Rusisë.

Në komunikatën e përbashkët, vendet ranë dakord të “koordinojnë ngushtë” me njëri-tjetrin në kuadër të kornizave shumëpalëshe duke përfshirë Brics, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), Grupin e 20, forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, Samitin e Azisë Lindore.

Ata gjithashtu pranuan së bashku pranimin e Iranit si një anëtar i plotë i SCO këtë vit.

Irani ishte gjithashtu në mesin e gjashtë anëtarëve të rinj që iu bashkuan bllokut Brics si pjesë e një zgjerimi të grupit, i cili shihet gjithnjë e më shumë si një platformë për Kinën dhe Rusinë për të rivalizuar G7.

Pekini dhe Moska ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë shkëmbimet mes njerëzve, duke përfshirë akademikët, kujdesin shëndetësor dhe sportet. Ata gjithashtu do të eksplorojnë mekanizma për të lejuar viza afatgjata me hyrje të shumëfishta.

Duke folur në Pekin të hënën, zëvendëskryeministri rus Dmitry Chernyshenko vuri në dukje se Kina është burimi më i madh i turistëve të Rusisë.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Gjykata polake dënon 14 të huaj për spiunazh për Rusinë
Next: Arsyet ligjore për sekuestrimin e aseteve ruse

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, ta arrestohet Radojciq           2 min read
  • Lajme

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, ta arrestohet Radojciq          

The Geopost October 26, 2025
Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues 1 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues

The Geopost October 26, 2025
Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla 2 min read
  • Lajme

Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla

The Geopost October 26, 2025
Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’ 2 min read
  • Lajme

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’

The Geopost October 25, 2025
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla 3 min read
  • Lajme

Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla

The Geopost October 25, 2025
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende 4 min read
  • Lajme

Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.