Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Dodik kërkoi “Serbinë e Madhe” në Sputnikun rus, reagojnë ashpër Mali i Zi dhe Shqipëria

The Geopost November 1, 2023 3 min read
Share the news

Presidenti nacioanlist i Republikës Srpska të Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik ka folur për mediumin propagandistik rus “Sputnik” mbi idenë e Serbisë së Madhe, e cila përfshin Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Ai tha se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet dhe kjo mund të bëhet
me masa politike, jo me luftë”.

“Zgjidhja e vetme është Republika Srpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova , natyrisht, dhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i takon”, ka thënë Dodik për Sputnikun rus.

Ai tha se kjo mund të bëhet në vitet e ardhshme ku do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që siç pretendon ai, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të Madhe”

Deklaratës fashiste të Dodikut i kanë reaguar Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Milatoviq ka thënë se deklarata e Millorad Dodik ishte e keqe dhe se kjo është e qartë për të gjithë.

“Është shumë e qartë për të gjithë se ishte një deklaratë e keqe që unë e dënoj si president i Malit të Zi.

Ne e kemi rrumbullakosur qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur fuqishëm rrugën drejt BE-së. Për hir të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, ne presim që BeH të bashkohet me ne në këtë udhëtim. Kaq do të them”.

Ndërsa, Rama kritikoi edhe Bashkimin Evropian që nuk i ka reaguar kësaj deklarate me qëllime destabilizuese të Dodikut.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, ka thënë Rama.

Mali i Zi i ka reaguar edhe më herët përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Mali i Zi është i fokusuar në të ardhmen evropiane dhe jo në ide retrograde, të cilat jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni”.

“Nuk është hera e parë që e ardhmja e Malit të Zi është bërë objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon, dhe/ose me qëllim të dëmtimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivës europiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj ftojmë z. Dodik të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”.

Mali i Zi tha se politikat e Dodikut janë të prapambetura.

“Prandaj është e një rëndësie vendimtare që rajoni ynë të çlirohet përfundimisht nga trashëgimia politike retrograde e viteve të errëta të 90-ta të shekullit të kaluar, të cilën ende e mbron dhe e përfaqëson z. Dodik, që më në fund të ecim përpara dhe të ndërtojmë shoqërinë që meritojnë qytetarët tanë”.

Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe njihet si politikan nacionalist i orientuar nga Rusia./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Çfarë shpreson të përfitojë Rusia nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Next: Pse Vuçiq pret ditët e fundit për të shpallur zgjedhjet për 17 dhjetor?

A e identifikojnë Tajvanin si një vend të pavarur 60,000 hartat e sekuestruara nga autoritetet kineze? 2 min read
  • Lajme

A e identifikojnë Tajvanin si një vend të pavarur 60,000 hartat e sekuestruara nga autoritetet kineze?

The Geopost October 16, 2025
Von der Leyen kritikon Vuçiqin: Qëndrimi ynë nënkupton liri, përfshirë të drejtën për liri 1 min read
  • Lajme

Von der Leyen kritikon Vuçiqin: Qëndrimi ynë nënkupton liri, përfshirë të drejtën për liri

The Geopost October 16, 2025
Rusia po ndihmon programin nëndetar të Koresë së Veriut: Seuli 2 min read
  • Lajme

Rusia po ndihmon programin nëndetar të Koresë së Veriut: Seuli

The Geopost October 15, 2025
Inteligjenca britanike MI5 paralajmëron politikanët se janë shënjestra të spiunazhit rus dhe kinez 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca britanike MI5 paralajmëron politikanët se janë shënjestra të spiunazhit rus dhe kinez

The Geopost October 15, 2025
Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi 6 min read
  • Lajme

Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi

The Geopost October 14, 2025
Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë 2 min read
  • Lajme

Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

The Geopost October 14, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.