Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka kritikuar dhunën e regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Bashkimi Evropian mbështet partneritetin dhe jo nënshtrimin.
Në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, von der Leyen tha të mërkurën se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton liri, jo shtypje, duke përfshirë të drejtën për tubim paqësor.
“Ne mbështesim partneritetin, jo nënshtrimin”, shtoi ajo duke ju referuar dhunës së autoriteteve serbe ndaj demonstruesve në Serbi në shumë tubime që u mbajtën për muaj me radhë në shenjë pakënaqësie ndaj shembjes së një tende hekurudhore në nëntor 2024 në Novi Sad që la 16 të vdekur
Sipas saj, Bashkimi Evropian pret një shkallë më të madhe harmonizimi në politikën e jashtme, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë, e të cilat Serbia nuk i ka vendosur duke qëndruar krah mikut të saj të madh Vladimir Putin./The Geopost/

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit