Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Dezinformimi në Kosovë: Si polarizimi politik dhe rrjetet sociale ndikojnë në keqinformim

The Geopost April 3, 2025 2 min read
Share the news

Festim Rizanaj, hulumtues në platformën HIBRID, theksoi se polarizimi politik, faktorët socio-ekonomikë dhe mungesa e edukatës mediale kanë krijuar një ambient të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme dhe manipulimeve. Ai gjithashtu prezantoi praktikat e keqinformimit, ku platforma kryesore të dezinformatave si Facebook dhe TikTok, janë burime të rëndësishme për shpërndarjen e lajmeve të rreme, teorive konspirative dhe manipulimit të fakteve. Edhe mediat tradicionale janë ndikuar nga praktika të tilla si clickbait dhe publikimi i informacionit të paverifikuar.

Rizanaj përmendi se temat kryesore të dezinformatave kanë përfshirë çështje të sigurisë, zgjedhjeve dhe politikës, duke përfshirë armatosjen e FSK-së, fushatën zgjedhore dhe çështje të tjera si pretendimet për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe hapjen e Urës së Ibrit. Ai gjithashtu foli për ndikimin e jashtëm, duke theksuar përhapjen e dezinformatave që krahasojnë Kosovën me Krimenë dhe lidhin zhvillimet politike në Kosovë me ato në Serbi.

Në panelin e diskutimit, Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), e vuri në dukje mungesën e një departamenti të veçantë nëpër media në Kosovë, me anë të të cilit do të verifikoheshin faktet para publikimit të përmbajtjeve nga gazetarët. Gjithashtu, Rexha përmendi mediat sociale si burim i publikimit të keqinformatave, për çka e vlerësoi, siç tha ai, punën e mirë të hibrid.info, në detektimin e përmbajtjeve që qarkullojnë në hapësirën digjitale.

Kryetari i AGK-së u rekomandoi gazetarëve që fillimisht të mos jenë ata publikues të lajmeve të rreme e pastaj të luftojnë keqinformatat.

Ndërsa Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në UP, foli për ndikimin e jashtëm në diskursin publik në Kosovë. Derisa përmendi rastet kur Rusia ka përdorur Kosovën për të arsyetuar politikat ekspansioniste në drejtim të vendeve të ish-Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS-së), Zeneli tregoi se edhe audienca në Kosovës është target i ndikimit të mundshëm rus. Sipas profesorit universitar, Rusia përmes narrativave dezinformuese synon që serbët në Kosovë t’i mbajë larg institucioneve të Kosovës, ndërsa për shqiptarët ka për qëllim t’i largojë nga besimi në vlerat perëndimore./hibrid.info/

Continue Reading

Previous: Serbia dhe Rusia përgatisin marrëveshje të re për furnizimin me gaz, thotë ministri serb
Next: Ambasadori Orav: Dezinformimi është më shumë se një kontekst mashtrues, është një kërcënim direkt ndaj demokracisë

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025
Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq 3 min read
  • Lajme

Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq

The Geopost October 11, 2025
Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë 8 min read
  • Lajme

Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

The Geopost October 11, 2025
Rusia bllokon të internetin dhe mesazhet me tekst për klientët evropianë të roaming-ut 2 min read
  • Lajme

Rusia bllokon të internetin dhe mesazhet me tekst për klientët evropianë të roaming-ut

The Geopost October 11, 2025
Terras: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës e papranueshme 1 min read
  • Lajme

Terras: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës e papranueshme

The Geopost October 11, 2025
Zyra e Tsikhanouskayas në Vilnius vazhdon të funksionojë pavarësisht sigurisë së reduktuar. 2 min read
  • Lajme

Zyra e Tsikhanouskayas në Vilnius vazhdon të funksionojë pavarësisht sigurisë së reduktuar.

The Geopost October 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.