
Zyrtarë të Danimarkës dhe Suedisë janë shprehur se një avion spiun rus ka shkelur hapësirën e tyre ajrore.
Zyrtarët thanë se avioni hyri në hapësirën ajrore daneze të premten në mbrëmje në lindje të ishullit Danez Baltik të Bornholm përpara se të fluturonte në hapësirën ajrore suedeze.
“Ambasadori rus thirret nesër në ministrinë e jashtme”, shkroi të dielën në Tëitter ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod, duke iu referuar një “shkeljeje të re ruse të hapësirës ajrore daneze”.
Ministria e Jashtme suedeze tha gjithashtu se ambasadori rus do të thirret në Stokholm.
“Ekzistojnë procedura të përcaktuara për këtë lloj rasti. Bëhet fjalë veçanërisht për thirrjen e përfaqësuesit të kombit të implikuar në ministrinë e jashtme, “tha ajo në një email për AFP.
Kofod shtoi se ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”, duke aluduar për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe rritjen e tensioneve me NATO-n, ku Danimarka është anëtare.
Henrik Mortensen, një oficer shtypi i Komandës Daneze të Mbrojtjes, i tha AFP të dielën për incidentin.
“Ishte një avion zbulues që ishte në hapësirën tonë ajrore për një moment shumë të shkurtër. Dy daneze F-16 ndërhynë menjëherë”, tha Mortensen, duke shtuar se incidente të tilla janë të rralla.
Danimarka është një anëtare e NATO-s, ndryshe nga Suedia ku po zhvillohet një debat nëse duhet të braktisë statusin e saj të paangazhuar dhe t’i bashkohet aleancës.