Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Beqiroviq ngriti shqetësimet për rrezikun e qëllimeve të Serbisë për “botën serbe”, Vuçiq reagon i nervozuar

The Geopost September 28, 2024 3 min read
Share the news

 

Kryetari i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, paralajmëroi publikun botëror nga podiumi i Kombeve të Bashkuara, duke thënë se lidershipi i Serbisë po kërcënon edhe një herë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së.

“Pretendimet ndaj territoreve të vendeve të tjera për Serbinë e Madhe janë arsyeja thelbësore pse Bosnja dhe Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja. Një nga provat që flet për këtë është deklarata e të ashtuquajturës “Parlamenti Gjithëserb”, tha Beqiroviq.

Ai tha se deklarata nuk është një akt i zakonshëm deklarativ, por një dokument i rrezikshëm programor i shtetit të madh, i cili kërcënon Marrëveshjen e Dejtonit dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Përmbajtja e kësaj deklarate është absolutisht në kundërshtim me praktikën në botën demokratike dhe të qytetëruar, me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare, me parimet bazë të Bashkimit Evropian dhe me parimet mbi të cilat bazohen marrëdhëniet e anëtarëve të OKB-së. Kjo deklaratë është një kërcënim për rajonin. Për paqen, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Beqiroviq.

E vërteta që Beqiroviq e shpalosi para Kombeve të Bashkuara mbi pretendimet e Serbisë për vendet fqinje nuk i pëlqeu presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë një “gënjeshtër famëkeqe” dhe një “lojë e rrezikshme e luajtur nga gënjeshtarët nga Sarajeva”.

Për ngritjen e alarmit të “botës serbe” nga Beqiroviq, Vuçiq tha dezinformoi se Beqiroviq po tenton për “ta kthyer botën kundër Serbisë”.

Për më shumë Vuçiq e quajti Beqiroviqin të korruptuar. Megjithatë nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës vetëm nacionalisti serb Milorad Dodik është i sanksionuar nga SHBA-të për korrupsion dhe veprime kundër Dejtonit.

Në përgjigje të deklaratave të Beqiroviqit, Serbia i dërgoi një letër proteste sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, ku thuhej se Beqiroviq kishte bërë një sërë “akuzash të pabaza dhe dashakeqe” kundër Serbisë dhe popullit serb.

I ashtuquajturi “Kuvend gjithëserb” ishte mbledhur në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, bënë thirrje për “unitetin e serbëve” në të gjithë rajonin.

Për këtë Beqiroviq kishte paralajmëruar edhe më herët se “një skenar i tillë i përshtatet vetëm Rusisë së [Vladimir] Putinit dhe për këtë arsye nuk është rastësi që zyrtarët më të lartë rusë e kanë përkrahur publikisht mbajtjen e ‘Kuvendit gjithëserb’”.

Në këtë deklaratë të rrezikshme që doli nga ky “kuvend gjithëserb” dhe që u miratua nga Serbia dhe Republika Srpska përmendej Kosova, nën pretendimin se “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

/TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?
Next: SHBA, BE dhe Ukraina kritikojnë doktrinën e parandalimit bërthamor të Rusisë

Pse kultura brutale e ushtrisë ruse mbetet e pandëshkuar? 6 min read
  • Lajme

Pse kultura brutale e ushtrisë ruse mbetet e pandëshkuar?

The Geopost November 17, 2025
Japonezët të ndarë mbi përgjigjen ushtarake ndaj Kinës për Tajvanin, tregon sondazhi i Kyodo-s 2 min read
  • Lajme

Japonezët të ndarë mbi përgjigjen ushtarake ndaj Kinës për Tajvanin, tregon sondazhi i Kyodo-s

The Geopost November 17, 2025
Si e ka nxitur ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimshe në Britani përpjekjet e Ukrainës për luftë 4 min read
  • Lajme

Si e ka nxitur ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimshe në Britani përpjekjet e Ukrainës për luftë

The Geopost November 17, 2025
Ukraina arrin marrëveshjen për importin e gazit me Greqinë, thotë Zelenskyy 2 min read
  • Lajme

Ukraina arrin marrëveshjen për importin e gazit me Greqinë, thotë Zelenskyy

The Geopost November 17, 2025
Rusia po e shantazhon Vuçiçin, a do të guxojë Serbia të shtetëzojë Industrinë Serbe të Naftës? 4 min read
  • Lajme

Rusia po e shantazhon Vuçiçin, a do të guxojë Serbia të shtetëzojë Industrinë Serbe të Naftës?

The Geopost November 17, 2025
“Kush dëshiron të hyjë në BE duhet të jetë i gatshëm edhe për hapa të vështirë”: Shefi i diplomacisë gjermane para vizitës në Ballkan 2 min read
  • Lajme

“Kush dëshiron të hyjë në BE duhet të jetë i gatshëm edhe për hapa të vështirë”: Shefi i diplomacisë gjermane para vizitës në Ballkan

The Geopost November 17, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.