Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegramit

The Geopost August 26, 2024 1 min read
Share the news

Shefi ekzekutiv i Telegramit, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit.

Durov u arrestua pasi avioni i tij privat ishte ulur në aeroportin Le Bourget, raportuan mediat franceze.

Sipas zyrtarëve, miliarderi 39-vjeçar u arrestua nën një urdhër për shkelje në lidhje me aplikacionin e njohur të mesazheve.

Hetimi thuhet se ka të bëjë me mungesën e moderatorëve, me Durov të akuzuar për dështimin për të ndërmarrë hapa për të frenuar përdorimet kriminale të Telegram.

Durov ka lindur në Rusi dhe jeton në Dubai. Ai ka shtetësi të dyfishtë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Francës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Telegrami është veçanërisht i popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas një refuzimi të mëparshëm nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesit. Por ndalimi u anulua në vitin 2021.

Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.

Durov themeloi Telegramin në 2013 dhe u largua nga Rusia në 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të mbyllur komunitetet e opozitës në platformën e tij të mediave sociale VKontakte, të cilën ai e shiti./Klan Kosova/

Continue Reading

Previous: Përparimi i Ukrainës drejt Rusisë ekspozon problemet me menaxhimin e krizave të Putinit
Next: Presidentja e Gjeorgjisë i përshkruan zgjedhjet e tetorit si një “zgjedhje midis Evropës dhe Rusisë”

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës 4 min read
  • Lajme

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës

The Geopost October 23, 2025
Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës 8 min read
  • Lajme

Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës

The Geopost October 23, 2025
Fëmijë midis viktimave në sulmet ajrore ruse, disa orë pasi bisedimet Trump-Putin u pezulluan 4 min read
  • Lajme

Fëmijë midis viktimave në sulmet ajrore ruse, disa orë pasi bisedimet Trump-Putin u pezulluan

The Geopost October 23, 2025
Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend” 3 min read
  • Lajme

Zjarr e të shtëna në Serbi, Vuçiq e shpall pa prova “sulm terrorist” sulmin në “Çaçilend”

The Geopost October 22, 2025
Serbia përsërit propagandën në OKB, e demanton Kosova: Retorika serbe kujton kohën e Millosheviqit 2 min read
  • Lajme

Serbia përsërit propagandën në OKB, e demanton Kosova: Retorika serbe kujton kohën e Millosheviqit

The Geopost October 22, 2025
SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës 3 min read
  • Lajme

SHBA dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla për të kundërshtuar dominimin e Kinës

The Geopost October 21, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.