
Qindra qytetarë rusë vijnë në Serbi javëve të fundit për të marrë vaksinat kundër koronavirusit, që janë të miratuara në Perëndim, pasi autoritetet ndërkombëtare shëndetësore nuk e kanë miratuar ende vaksinën ruse Sputnik V, shkruan agjencia AP.
Serbia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është një zgjedhje e përshtatshme për rusët për t’u vaksinuar sepse ata mund të hyjnë në vendin aleat ballkanik pa viza dhe sepse ofron spektër të gjerë të vaksinave të prodhimit perëndimor, shkroi të shtunën agjencia amerikane e lajmeve, transmeton Beta.
Udhëtimet e organizuara të rusëve janë në rritje dhe rusët mund të shihen në Beograd në hotele, restorante, bare dhe klinika vaksinimi.
“Ne morëm vaksinën Pfizer sepse duam të udhëtojmë nëpër botë,” tha Nadezhda Pavlova, 54 vjeç, pasi kishte marrë vaksinën fundjavën e kaluar në një qendër të madhe vaksinimi në Beograd.
Turnet e vaksinimit për rusët që duan të marrin vaksina të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë filluar të hyjnë në treg nga mesi i shtatorit sipas Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë, sipas AP.
Shefi ekzekutiv i organizatës thotë se çmimet variojnë nga 300 deri në 700 dollarë në varësi të asaj që përfshihet në të.
Vaksina ruse Sputnik V u vlerësua si vaksina e parë e regjistruar kundër COVID 19 dhe u parqit në gusht të vitit 2020, duke u lejuar në rreth 70 vende, përfshirë edhe Serbinë. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se procesi i vlerësimit është ende në vazhdim, kur janë dhënë shkaqet me pezullimin e lejemit, që kanë të bëjnë me repartet e prodhimit.
Një zyrtar i OBSH-së tha të premten se çështjet ligjore që pengojnë shqyrtimin e Sputnik V janë duke gjetur zgjidhje që mund të rifillojë procesin për dhënien e lejes për përdorimin urgjent të kësaj vaksine.
Pengesat e tjera për miratimin e vaksinës ruse përfshijnë mungesën e informacionit të plotë shkencor dhe inspektimeve në vendet e prodhimit, tha ndihmësdrejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, Mariangela Simao.
Sputnik V po pret gjithashtu lejen nga Agjencia Evropiane e Barnave përpara se të hiqen kufizimet e udhëtimit për personat e vaksinuar me këtë vaksinë.
Kjo pritje e gjatë frustroi shumë rusë, kështu që kur OBSH njoftoi një vonesë tjetër në shtator, ata filluan të kërkonin zgjidhje.
“Njerëzit nuk duan të presin, ata kanë nevojë për mundësinë për të shkuar në Evropë për arsye të ndryshme personale,” tha Ana Filatovska, zëdhënëse e agjencisë së udhëtimeve Russian Express në Moskë.
Serbia ofron vaksinat Pfizer, AstraZeneca dhe Sinopharm. Për shkak të kërkesës së agjencisë ruse të udhëtimeve, ata tani ofrojnë edhe turne të reja për në Kroaci ku turistët mund të marrin vaksinën Johnson & Johnson, e cila jepet vetëm në një dozë dhe për të cilën nuk duhet të kthehen për një dozë tjetër.
“Për Serbinë kërkesa po rritet si një ortek. Duket se kompania jonë këto ditë po shet vetëm turne në Serbi”, tha Filatovska.
Serbia ka filluar të aplikojë mundësinë e vaksinimit të të huajve në gusht, kur vaksinimi në vend u ngadalësua në rreth 50 për qind të popullsisë së rritur. Sipas të dhënave të mëparshme të qeverisë serbe, në vend janë vaksinuar pothuajse 160 mijë shtetas të huaj, por nuk dihet se sa prej tyre janë rusë.
Që kur turnet e vaksinimit u bënë kaq të njohura, rreth një muaj më parë, ato u krijuan punë të levërdishme operatorëve turistikë në Serbi të prekur nga pandemia dhe ekonomia tashmë e dobët.
Pronari i agjencisë së udhëtimeve BTS Kompas në Beograd, Predrag Teshiq, tha se ato ishin rezervuar shumë më herët. Biznesi filloi në mënyrë modeste, por shifrat tani po rriten dita-ditës.
Tesiq thotë se agjencia e tij ofron një shërbim të plotë – duke filluar nga transporti deri te akomodimi, përkthimi dhe ndihma në vendet e vaksinimit. Kur kthehen për dozën e dytë brenda tre javësh, mysafirëve u ofrohen edhe turne në disa vende të njohura në Serbi.